Nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme “Petro N. Luarasi” në Tiranë kanë shpikur një pajisje teknologjike që shërben për të vendosur telefonat gjatë orarit të mësimit. “Dollapi inteligjent” erdhi si kërkesë e motivit për të qenë pjesë e Festivalit të Shkencës me fokusin te zgjidhja e një problem aktual që mund të kenë të rinjtë. U duhej një vend i sigurtë për të vënë telefonat gjatë procesit mësimor.

Kjo erdhi pas urdhrit të ministrisë së Arsimit për ndalimin e telefonave në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme sipas udhëzimit të datës 1.09.2025 ku thuhet: “Udhëzim, nr. 23. Datë 01.09.2025 përcaktimin e rregullave dhe masave për ndalimin e përdorimit të telefonit cellular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare”.

Drejtoresha e shkollës “Petro N. Luarasi”, Elsa Sheqi tha se ishte surprizuar nga nxënësit: “Prisja në fakt një pjesëmarrje me pesë ose gjashtë projekte, por patëm 22 projekte”, thotë ajo. Nxënësve u duhej një vend i sigurtë “inteligjent” i cili funksionon me një sistem komplet të digjitalizuar, një sistem i cili është risi në shkollat shqiptare.

Një nga vajzat e grupit që realizoi “Dollapin inteligjent” Luisa thotë se u është dashur të paktën 3 muaj punë. Enio, bashkëmoshatari i saj tregon si funksionn. Ai sqaron se për sigurinë është përdorur teknika e fingerprintit. Dollapi hapet vetëm nga mësuesit përgjegjës, nxënsit nuk kanë akses. Secili nxënës e vendos celularin sipas vendit që përkon me numrin rendor në regjistër.

Enio, pjesë e grupit thotë se kanë përdorur programin Arduino mega dhe për kodimin kanë punuar më mësuesit e tyre dhe të tjerë persona në shkollë, ndërsa shton se u ka ardhur në ndihmë edhe Inteligjenca Artificiale. Identifikimi i celularit të secilit nxënës bëhe përmes një kamere dhe konfirmimi vjen më një mesazh nëse është bërë dorëzimi siç duhet.

Enio thotë se pas orari të mësimit nëxënësi mund ta marrë duke vënë shenjën e tij të gishtërinjve. Ata kanë menduar të marrin masa edhe për të parandaluar ndonjë “hile” të vogël nëse dikush mendon të vendosë në dollap ndonjë telefon tjetër apo vetëm kapakun e tij. “Nxënësit tregojnë nëse ndryshojnë telefon, se mund të thonë që kanë celular të ri dhe aty vendosin të vjetrin”.  

Po a është gati prototipi?

Livieni thotës se ajo që kanë krijuar mund të vendoset në çdo klasë. Pjesët mund të shiten më vete dhe pasi montohen të gjitha bashkë në një dollap, ai është funksional që ditën e parë. Ata e kanë prezantuar “Dollapin inteligjent” në Ditët e Hapura të organizuara në shkollën “Petro N. Luarasit” ku janë ndeshur me interesin e nxënësve dhe mësuesve të tjerë.

Luisa tregon për vështirësitë që kanë hasur për realizimin e dollapit. Ajo tregon se në fillim nuk gjendeshin lehtë disa pjesë të pajisjeve apo u dilnin me defekte si pasojë e transportit. “Ka qenë një rrugëtim plot sfida deri në momentin e fundit kur kemi qenë duke prezantuar projektin tonë tek Pallati i Kongreseve. Aty ishte një sfidë e madhe sepse emocionet bënin të vetën, do prezantonim përpara një audience të madhe. Ka pasur dhe konkurrencë të madhe”. Ajo thotë se konkurrenca kishte filluar që brenda shkollës. “Si fillim kemi konkurruar me 22 ekipe të shkollës tonë dhe në bazë të vlerësimit dhe në bazë të renditjes në rang ZVA-je. Jemi klasifikuar top treshja e shkollës tonë. Kaluam tre projekte, dhe në fund përfunduam ne si përfaqësuesit e “Petro N. Luarasit” .

Drejtoresha e shkollës, Sheqi vlerëson rëndësinë e bashkëpunimit të shumë hallkave që sjellin suksesin e nxënësve. Ajo i mëshon rëndësisë së edukimit të sjelljeve pozitive: “Gjëja e parë që bëjmë është edukojmë dhe përforcojmë sjellje pozitive. Në orën 8:50 çdo petroninas dorëzon celularin tek kutia që ka në një cep të klasës aty dhe kjo sjellje përforcohet çdo ditë me këmbënguljen e mësuesve kujdestar, me bashkëpunimin e fëmijëve, por dhe njëkohësisht dhe me miratimin e prindërve. Kanë ardhur kohët që vërtetë në disa aspekte të prindërimit këto familje na i kanë përcjellë ne në shkollë që do të thotë që ne duhet të gjejmë forma të komunikimit, të bindjes që fëmijët të kuptojmë që ka kohë me celular dhe ka kohë pa celular”.

Nxënësit vlerësojnë edhe ndihmën e përkrahjen e mësusve të shkollës. Luiza thotë: “Të gjithë mësuesit e dinin me çfarë ne po merreshim dhe kemi patur mirëkuptim. Normalisht që ne kemi dhënë pjesën tonë. Nuk na kemi munguar asnjëherë në asnjë procedurë mësimore, në asnjë orar, në asnjë detyrë, mirëpo dhe ata e kanë kuptuar ngarkesën tonë dhe ka qenë shumë mbështetës.

Ajo tregon si kanë menaxhuar kohë për të mos cënuar mësimet. “Ne duke qenë se rastisëm që ishim të gjithë në të njëjtën klasë, diskutonim idetë në pesë minutëshin e pushimit të madh dhe më pas punonim pas shkolle, ndonjëherë dhe mbasdite vonë. Na zinte ora 6:00 duke punuar me laptop dhe me pjesë”. Mesazhet e tyre në fund të bisedës janë shumë domethënëse. Të rinjtë thonë se për të arritur atë që duan duhet të uken e të punojnë shumë, të guxojnë dhe nëse kanë një ide të mos ngurrojnë, por ta realizojnë.

Të rinjtë e gjimnazeve e kanë rikthyer vëmendjen te shkencat kompjuterike, inxhinierike. Sipas Sheqit ka një rritje të numrit të nxënësve të cilët kanë dëshirë të studiojnë në Shqipëri përgjithësisht, por ka dhe nga ata që largohen e zgjedhin të studiojnë jashtë. “Juridiku që ka qenë dikur, shkencat e komunikimit, por jo më tani”, tha Sheqi duke bërë një pasqyrë të preferencave të të rinjve sot.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18