
Nga Klodian Gradeci
Ky është dokumenti që gjeti kostot hidrokarbure të parikuperueshme tek Bankers Petroleum, dhe tregon që shteti duhet të merrte 250 mln USD peiudha 2008- 2011 dhe 195 mln USD periudha 2012.
Si për çudi mbaka firmën time!
Gjithçka deri në përfundim të arbitrazhit u ndoq sipas Licensë Marrëveshjes Hidrokarbure për Vendburimin e Patos-Marinzës!
Kostot e panjohura nuk besoj se krijojnë evazion, por ato duhet të arkëtoheshin nga tatimet sipas vendimit të arbitrazhit.
ps: Të presim kush do të jetë pasuesi i Bankers Petroleum se me siguri edhe për atë, ndonjë punë tjetër po kaq e mirë do të gjendet me firmën time!


Etapa:
1) hetimet do të zgjasin shumë vite deri në vendimin e formës së prerë,
2) turma do ketë harruar zhurmën e “abuzimeve 20 vjeçare” të Bankers Petroleum,
3) kokat e turkut që janë lakuar këto ditë, do vuajnë pasojat e besnikërisë së tyre korporative dhe njerëzore,
4) kontraktori dhe qeveria do kenë shtrënguar duart me njëri-tjetrin duke netuar detyrimet financiare me një fund të lumtur, pa arbitrazh.
5) kontraktori i ri do gjejë ustallarë të stërvitur për beteja dhe sakrifica të reja.
Shpjegim:
Marrëveshja Hidrokarbure me Ndarje Prodhimi për Vendburimin Patos-Marinzë, bashkë me Instrumentin e Transferimit, është nënshkruar në 19.06.2004 midis Albpetrol dhe Saxon International Energy Ltd (më vonë Bankers Petroleum Ltd).
Sipas ligjit 7746 “Për Hidrokarburet”, neni 5 përcakton: Ministria e linjës mund të hyjë në Marrëveshje Hidrokarbure me Ndarje Prodhimi me të drejta ekskluzive për një periudhë që nuk i kalon 25 vjetët, për zhvilluar dhe prodhuar rezervat Hidrokarbure në zonën e kontratës, në përputhje me një Plan Zhvillimi të miratuar nga Ministria, si dhe të përtërijë këtë të drejtë aty dhe sipas parashikimit të Marrëveshjes Hidrokarbure, por, në çdo rast, jo më shumë se 5 vjet.
Sipas Marrëveshjes Hidrokarbure në fuqi, neni 22 Abandonimi, ka parashikuar se 5 vjet nga data e përcaktuar nga Kontraktori për të abandonuar të gjitha operacionet hidrokarbure nga zona e projektit, përgatit dhe dorëzon në AKBN, Planin e Abandonimit dhe koston përkatëse të tij. Kjo bëhet me qëllim të pasjes së mundësisë që të rikuperohen këto kosto abandonimi gjatë 5 vjeçarit të mbetur.
Pas miratimit të këtij Plani Abandonimi nga AKBN, kostot e vlerësuara për abandonimin do të depozitohen në një llogari të palëvizshme duke mbartur interes në një institucion financiar në Londër, të pranueshëm nga palët. Sapo Kostot e Abandonimit janë rikuperuar, kontraktori do të tërheqë nga llogaria e palëvizshme Kostot e tij të Abandonimit.
Konkluzion:
Marrëveshja Hidrokarbure me Bankers Petroleum është në 4 vjeçarin e fundit të saj.
Ende nuk ka një Plan Abandonimi që duhej të ishte dorëzuar në fillim të 5 vjeçarit të fundit të kontratës.
Duket qartë qëllimi i kontraktorit për të kërkuar shtyrjen me deri 5 vjetë të Marrëveshjes Hidrokarbure.
Përgjegjësitë janë të ndara dhe gjithmonë veçmas për secilën palë në Marrëveshje Hidrokarbure apo në Licensë Marrëveshje Hidrokarbure. Mesa duket palët punojnë me afate të ndryshme dhe qënkan keqkuptuar për datën kur do i shtrëngonin dorën njëri-tjetrit.



