Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) po heton faturat e bashkisë së Tiranës të viteve të fundit. Arben Rrozhani i “Shekulli”-t ka publikuar një sërë projektesh, të cilat kanë vënë në lëvizje SPAK-un, pas investigimeve të shumta mediatike para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit si dhe ankesave të individëve dhe operatorëve ekonomikë të skualifikuar apo keqpaguar nga bashkia.

Hulumtimi i Rrozhanit tregon përmasat e skandalit të financimit të projekteve, mes të cilave projekte për artistët kundërshtarë të shembjes së Teatrit Kombëtar, të cilët ndërruan shpejt pozicion.

Aktorë si Arben Derhemi, që dolën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, më pas morën financime të shumta. Robert Ndrenika, një kundërshtar i paepur i prishjes së Teartrit u bë anëtar i këshillit Artistik të bashkisë në qershor 2018, një muaj pasi akuzoi Ramën dhe Veliajn për shembjen e teatrit, si dhe Eli Fara me një projekt të quajtur “Një kafe në Tiranë”.

Lexim të frytshëm! Kliko Këtu për shkrimin e plotë.

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

One Comment to: DOKUMENTET – SPAK në bashkinë e Tiranës, hetohen miliardat që blenë mbështetjen publike

  1. KORÇARI

    August 17th, 2021

    Lali Leku I Fiqve , është I mbështetur nga Sorros , prandaj nuk ka frikë .
    Gjithashtu dyshja Rama Basha, mbështeten nga Sorrosi.

    Reply

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10