Nga Mentor Kikia

Deputetët e rinj të PS-së do të zhvillojnë një trajnim, shkollë verë, shkollë partie…. Përtej sarkazmës që ka shkaktuar ky vendim, unë mendoj se është pozitive, pasi njerëz që vijnë nga formime të ndryshme marrin mësime në fushën legjislative

Por kjo është një çështje krejtësisht periferike, në raport me interesta publike. E, megjithatë, ky ishte lajm në të gjitha llojet e mediave. Madje kishte nga ata që që u kishin zënë pusi deputetëve, në lidhje direkte, me mikrofona në dorë, dhe i pyesnin se cili lektor është më i preferuar për ty (të paktën pyete se çfarë pret të mësosh).

Një ditë më parë doli një lajm, që, sipas “Eurostat”, në Shqipëri për vitin 2024, ushqimet kanë qenë më të shtrenjta se në BE. Për disa artikuj bazikë, çmimi ka kërcyer në 131% të mesatares së BE-së. Shumë pak media, po shumë pak, e kanë publikuar lajmin. E askush nuk u mor me analizën e situatës.

PSE?

Askush nuk pyeti se sa grurë u prodhua sivjet?

Sa qumësht u prodhua nga fermat tona blegtorale?

Përse djathi kushton më shtrenjtë në Tiranë se në Berlin?

Në vend të këtyre problemeve, i fusim një LIVE nga selia e PS dhe pyesim Zegjinenë dhe “Neomalesoren”: Kush është lektori jot i preferuar?

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7