Profesori i Jurisprudencës, Lubomir Fërçkovski ka përkrahur kërkesat e studentëve shqiptarë në Shkup për të dhënë provimin e diplomës në gjuhën shqipe. Qëndrimi i tij erdhi pas një takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani. Media vendase “Nova” shkruan se Fërçkovski e konsideron këtë çështje si një parim elementar të barazisë dhe mosdiskriminimit. “Nëse procesi arsimor i studentëve për katër vite është zhvilluar në një gjuhë tjetër nga maqedonishtja, atëherë është e logjikshme dhe e drejtë që edhe provimi përfundimtar, si pjesë integrale e formimit profesional në fushën penale, civile dhe juridike, të mund të jepet në të njëjtën gjuhë. Në të kundërtën, thekson ai, studentët shqiptarë do të viheshin në pozitë të pabarabartë krahasuar me kolegët e tyre që kanë studiuar dhe japin provimin në gjuhën maqedonase.”-shprehet Fërçkovski. Takimi i Fërçkovskit me Meidanin nuk është mirëpritur nga opinion në Maqedoni. Vetë Mediani iu përgjigj zërave që e komentuan në rrjete.

“Ka disa që janë mërzitur, sepse në momentin më kritik për çështjen heshtën, si, në fakt, kanë heshtur gjithmonë. Ka disa që janë mërzitur, sepse tani, për shkak të pozitave që mbajnë, duhet ta çojnë çështjen deri në fund dhe duket qartë se është një “tango” e vështirë mes palëve. Ka disa që i pengon ritmi i Shqipërisë dhe pesha që ajo mbart. Ka edhe nga ata që e kanë të vështirë të hapin zemrën dhe mendjen për të dashur e vlerësuar të tjerët.”-shkruan ai, duke theksuar se: “Gjithqysh, këta janë shumë pak dhe kauza nuk jam, s’dua të jem, e kurrsesi s’ka si të jem, unë. Ne që jemi shumicë, ecim vetëm me të drejtën përpara dhe, për mua, kaq mjafton”.

Kush është Lubomir Fërçkovski?

Lubomir Fërçkovski ka mbajtur poste të larta të diplomacisë maqedonase. Profesor i njohur i Jurisprudencës ai më herët ka qenë i angazhuar në politikë dhe njihet për qëndrime kundër shqiptarëve.

Media “Top 24”, citon intervistën e tij vite më parë kur thoshte shqiptarët mund të prodhojnë vetëm kaos: “Ata nuk mund të prodhojnë struktura, ata nuk mund të prodhojnë asnjë Shqipëri të vogël, ata mund të prodhojnë vetëm një kaos të madh rajonal. Nëse përballemi me tezën se duhet negociour me teroristët dhe ndarjen e vendit, absolutisht versioni më i pranueshëm është ndërhyrja e ushtrisë greke dhe bullgare së bashku me ushtrinë tonë. Sipas logjikës unë dëgjoj nga nxënësit e mi vërtet ne do të flasim Bullgarisht por ata do të notojnë në drejtim të Italisë”.

Ai ishte ministër i Brendshëm në vitin 1992 kur në lagjen Bit Pazar në Shkup është vrarë një grua maqedonase dhe tre shqiptarë pas të shtënave të pakontrolluara të policisë në zona të banuara nga shqiptarë. Ministria e Brendshme drejtohej po prej tij në 1994-ën kur në Tetovë filluan demonstratat për shkollim në nivel universitar për shqiptarët. Mes turmës u vra i riu Abdylselam Emini, ngjarje që u pasuan me burgosjen e funksionarëve të Partisë për Prosperitet Demokratik.

Në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, shqiptarët trajtohen si pakicë kombëtare, ndërsa Maqedonia e Veriut si shtet i Maqedonasve sllavë. Fërçkovski ishte njëri prej hartuesve. Pas deklaratës së tij se: “Shqiptarët do përfundojnë në detin Adriatik”, Fërçkovski ka komentuar edhe vijën poltike të BDI-së duke thënë se: “BDI nuk e ka çështjen themelore për shqiptarët tek gjuha. Asnjë nga BDI-ja nuk e ka ngritur këtë të drejtë”, -ka deklaruar Fërçkovski duke theksuar se askush nuk e ka trajtuar si problem. Sipas tij BDI ka parë bizneset e veta rreth tenderave, ndërsa gjithë këtë e ka harruar. Kur vijnë zgjedhjet, brohorasin: “UÇK, UÇK!” Kaq është projekti i tyre. Kaq është tregimi me ta”, ka theksuar Fërçkovski. Një nga profesorët e Jurisprudencës maqedonase dhe pjesë e forcës politike LSDM, Fërçkovski ka qenë ish-ambasador i Maqedonisë së Veriut në OKB.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13