
11 korriku është data e njoftuar si një tjetër protestë masive kundër kreut të qeverisë Edi Rama. Organizatorët kanë ftuar diasporën për t’i dhënë edhe më shumë forcë mesazheve ndaj gjendjes ekonomike, sistemit të vjetër polik, cënimit të bregdetit nga projekte pa transperencë e shumë pakënaqësi të tjera. Ndërsa mbahet dita e 42-të e protestës, policia ka bllokuar rrugët kryesore për koncertin e Kanye Westit. Në posterat e shpërndarë edhe online, koncerti pritet të mbahet në një stadium të ngritur në zonën e Kasharit dhe kostoja e organizimit të eventit arrin të paktën 4 milionë euro.
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve për shpenzimet e larta kur në vend mungojnë shumë shërbime. “Kjo shumë nuk duhet parë si shpenzim për një natë, por si një investim që, sipas tij, do të rikthehet përmes rritjes së numrit të turistëve, konsumit dhe të ardhurave për ekonominë. “Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj”, përfundoi Rama në reagimin e tij”, tha ai.

Policia në një njoftin zyrtar vëren se në disa akse nuk do ketë qarkullim mjetesh:
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet;
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.
Gjatë intervaleve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e Emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.


