Rasti tragjik i 15-vjeçarit nga Durrësi, i cili humbi jetën pas plagëve të marra me thikë gjatë një konflikti mes adoleshentësh, ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes një realitet shqetësues, dhuna midis të miturve po bëhet gjithnjë e më e zakonshme. Ngjarja nisi më 25 nëntor, vetëm pak minuta pasi kishin përfunduar orët e mësimit në shkollën “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy adoleshentët e përfshirë në konflikt. Ajo që nisi si një debat i vogël, një sqarim mes dy të miturve, përfundoi në një krim të rëndë që mori një jetë të pafajshme. Sipas hetimeve paraprake, sherri lindi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendime të vazhdueshme në shkollë. Erioni, i lodhur nga fyerjet që dëgjonte, e telefonoi 14-vjeçarin për t’i kërkuar sqarime. Ata ranë dakord të takoheshin përballë shkollës, ku u paraqitën edhe shokë të tjerë të të dyve. Por përballja degradoi shpejt, 14-vjeçari mbante me vete një thikë dhe shufra hekuri, me të cilat goditi Erionin disa herë, duke i shkaktuar katër plagë, njëra prej të cilave i preku zemrën. Goditja ishte fatale, edhe pse ai luftoi për jetën për ditë me radhë.

Ky rast nuk është i izoluar është simptomë e një fenomeni që kërkon ndërhyrje urgjente, edukim më të fortë emocional, prani më të madhe të psikologëve në shkolla, vëmendje nga prindërit, kontroll më i mirë mbi armët e ftohta dhe sidomos një kulturë dialogu që fëmijët duhet ta mësojnë që herët. Pas vdekjes së Erionit, halla e tij publikoi një letër të thellë ku shkruan se nipi “u vra dy herë”, një herë nga dorë e bashkëmoshatarit dhe një herë nga shteti, që sipas saj nuk reagoi, nuk mbrojti, nuk parandaloi dhe nuk mbështeti familjen.

Lexo edhe shkrimin: https://gogo.al/nje-zgjidhje-e-thjeshte-per-bullizmin/

“Ku është ligji? Pse na dridhen këmbët kur fëmijët tanë dalin nga shkolla? Pse nuk flitet për rrezikun, por për gjëra të parëndësishme? Fëmijët tanë po rriten me frikë”, shkruan halla, e cila thotë se do ta ngrejë zërin çdo ditë derisa të mos vriten më fëmijë në Shqipëri. Ndërkohë, 14-vjeçari që e qëlloi Erionin është arrestuar dhe akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Ai ka shprehur pendesë në polici, duke thënë se “nuk kishte ndërmend ta vriste, por vetëm ta trembte”.

Ndërkohë, 14-vjeçari që e qëlloi Erionin është arrestuar dhe akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Ai ka shprehur pendesë në polici, duke thënë se “nuk kishte ndërmend ta vriste, por vetëm ta trembte”.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11