Nga Endri Tafani

Video e mëposhtme tregon sesi paaftësia e policisë është pjesë e problemit. Disa nga turma po prishin fasadën e një biznesi shtetëror. Turma e di që është diçka e paligjshme dhe në momentin kur afrohet policia turma largohet me ndjenjën e frikës ndaj ligjit dhe autoritetit sepse e di që nuk ka të drejtë. Polici largon një person adoleshent nga fasada dhe në vend ta ndalojë duke i vendosur prangat (nëse do të zbatojë ligjin) e përplas në tokë dhe e godet në kokë me shkop. Tashmë turma percepton që të përplasjesh një adoleshent në tokë dhe ta qëllosh me shkop në kokë është e padrejtë (absolutisht neveritese të ngresh dorë ashtu mbi fëmijë) dhe frika e respekti ndaj autoritetit zhduket dhe turma i kundërvihet policit duke goditur atë vetë, shefin e tij dhe një tjetër polic që i erdhi në ndihmë.

Reagimi i njerëzve ishte mese normal. Është ndjenjë humane të mbrosh të miturit dhe në një shoqëri kaq e lidhur me njeri tjetrin siç është në Shqipëri kjo ndjenjë është shumë e fortë. Dhe për më tepër kur ky adoleshent abuzohet duke shkelur ligjin reagimi është detyrë qytetarë dhe shoqërore.

E gjithë kjo situatë do ishte zgjidhur pa pasoja për policët nëse thjesht do zbatonin ligjin. Por nuk janë duke e zbatuar as ata në video dhe as të tjerët. Ka plot filmime që policët qëllojnë të rinj të shtrirë në tokë apo thjesht se ashtu i teket policit. A janë të paaftë apo janë të prirur për dhunë kjo është për tu parë, por të bësh trimin me adoleshente të shtrirë në tokë apo rrethuar nga 10 policë është neveritese.

Është akoma më neveritese kur mendon që shefat e tu janë të lidhur me krimin dhe kolegët e tu bëjnë shoferët e krimineleve apo përfshihen vetë në vrasje dhe prita.

E gjitha kjo tregon që në 36 vjet nuk kemi arritur akoma të kemi një polici profesionale, por kemi krijuar një polici private të kryeministrit për ti ruajtur karrigen dhe kjo është pjesë e problemit.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18