Do të duhet të kërkosh me lupë dhe të gjesh rrallë çështje të ngritura nga deputetët shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë, që përkojnë me interesin publik të mijëra përdoruesve të rrjeteve sociale.

Dhjetëra raste të dhunës digjitale në Shqipëri dhe rreziqeve nga teknologjia janë raportuar nga mediet, në disa syresh edhe me pasoja tragjike për jetën, ndërsa ka qenw ish-ministrja e Drejtësisë, deputete e Kuvendit të Shqipërisë Etilda Gjonaj qw ka adresuar këtë problem të shfaqur në mënyrë të shpeshtë së fundmi.

 “Por përveç sulmeve kibernitike që cënojnë sigurinë kombëtarë dhe institucionet shtetërore, sot e gjithë shoqëria gjendet përpara sulmeve digjitale dhe ato që konsiderohen krimi kibernitik, të cilat vazhdojnë të sjellin pasoja të rënda për fëmijët, për gratë por dhe për gjithë shoqërinë.”, thotë Gjonaj, teksa ofron propozimet e saj konkrete.

 “Ka ardhur koha për të reaguar të përgatitur ndaj rreziqeve, që sjell teknologjia dhe krimi kibernitik, nëpërmjet masave legjislative parandaluese në ligje specifike dhe ato represive në ligjet penale për të kontrolluar dhe luftuar dhunën digjitale në rrjete sociale.

Ka ardhur koha që paralelisht me këtë ligj dhe masat e tjera, të aderojmë pa rezerva Konventën e Budapestit për Krimin Kibernitik, ku Shqipëria është palë e kësaj konvente por të ratifikojmë edhe Protokollin e dytë shtesë të Konventës për bashkëpunimin e zgjeruar për zbulimin e provave elektronike me qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar në mënyrë efikase. Nisur nga ky rrezik që në të ardhmen do të jetë i paevitueshëm dhe shumë i sofistikuar, ne si deputetë duhet t’i japim gjithë mbështetjen qeverisë dhe autoritetit të posaçëm për të mundësuar sigurinë kibernitike.”, sugjeron Gjonaj.

Sipas Gjonajt do duhet që në Kuvendin e Shqipërisë të ngrihet një komision i përhershëm për çështjet kibernetike dhe inteligjencën artificiale.

“Ashtu siç mendoj se ka ardhur koha që – mbas shumë vitesh stanjacion të komisioneve sipas përgjegjësive – duhet edhe t’i japim mbështetjen ngritjes së një komisioni të përhershëm në Kuvend, të dedikuar për çështjet kibernetike dhe për inteligjencën artificiale, një praktikë që po zhvillohet edhe në vendet e tjera europiane.”, theksoi Gjonaj.

Muajt e fundit platforma TikTok u kthye në epiqendër të zhvillimeve fatale në Shqipëri, pasi një 41-vjeçare u vetëvra me dyshimet se si shkak u bë hapja e një profili fals për të, ndërsa një tjetër 27-vjeçare u vetëvra me dyshimin se një foto u publikua për të por po ashtu një 67-vjeçare u arrestua në Sarandë me akuzat se abuzonte nipin në këtë rrjet.

Linçimi në hapësirat digjitale në Shqipëri nuk ka kursyer as vetë gazetarët dhe figurat publike.

Leave a Reply

  • (not be published)