
Kompania e inteligjencës artificiale OpenAI ka humbur shumë talente gjatë muajve të fundit. Shembulli më i fundit është Shefja e Teknologjisë Mira Murati, e cila njoftoi të mërkurën e kaluar se do ta linte kompaninë që qëndron pas aplikacionit ChatGPT. Menjëherë pas kësaj, CEO-ja i kompanisë Sam Altman njoftoi se dhe dy drejtues të tjerë do të largoheshin gjithashtu: Ata janë Bob McGrew dhe Barret Zoph. Altmani tha në një memo që njoftonte largimin e dy drejtuesve të tjerë se “ndryshimet e lidershipit janë një pjesë e natyrshme e kompanive, veçanërisht kompanive që rriten kaq shpejt dhe janë kaq kërkuese”. Ai shtoi: “Unë padyshim nuk do të pretendoj se është e natyrshme që kjo të jetë kaq e papritur, por ne nuk jemi një kompani normale.”
Ashtu si shumë kompani, OpenAI ka patur largime të shumta nga radhët e saj më të larta që prej themelimit të saj në vitin 2015. Përshembull, edhe bashkëthemeluesi Elon Musk u largua nga bordi i kompanisë në vitin 2018. Por që nga një përpjekje e nëntorit të kaluar për të larguar Altmanin si CEO, kompania ka humbur shumë drejtues kryesorë. Përpjekja për largimin e Altmanit përfshiu disa anëtarë të bordit të OpenAI, si dhe punonjës të lartë të kompanisë. Ish-anëtaret e bordit Helen Toner dhe Tasha McCauley, të cilat u larguan nga bordi pas përpjekjes së dështuar, thanë se Altmani kishte krijuar “një kulturë toksike të gënjeshtrës”. Toneri dhe McCauley kanë vënë në dukje gjithashtu një ndarje më madhe të ekipit të OpenAI: disa punonjës, duke përfshirë shumë që janë larguar që prej nëntorit, kanë bërë thirrje për mbikëqyrje më të pavarur të kompanive që zhvillojnë teknologjitë e inteligjencës artificiale. Të tjerë besojnë se kompanitë si OpenAI mund të rregullojnë veten. Largimet madje janë bërë mjaft të shumta duke nxitur meme në rrjetet sociale. Për më tepër, OpenAI po funksionon edhe pa Presidentin Greg Brockman, i cili është në pushim deri në fund të vitit 2024.
10 drejtuesit kryesorë që janë larguar nga OpenAI që nga nëntori i kaluar:

Helen Toner
Toner u largua nga bordi i OpenAI në nëntor. Që atëherë, ajo ka treguar nëpër intervista për atë që ajo i shihte si shkelje të Altmanit dhe pse ajo dhe të tjerët votuan për ta rrëzuar atë. Pretendimet e Tonerit përfshijnë se Altmani nuk i tha bordit përpara se kompania të lançonte aplikacionin ChatGPT. Në vend të kësaj, “anëtarët e bordit e mësuan këtë përmes Twitter-it”, tha Toner në shfaqjen “The TED AI”. Toneri tha gjithashtu se Altmani nuk i tha bordit të vërtetën në lidhje me strukturën e pronësisë së kompanisë.

Tasha McCauley
McCauley u largua nga bordi i kompanisë OpenAI në të njëjtën kohë me Tonerin. Ato ishin femrat e vetme në bordin e kompanisë. Në maj, McCauley dhe Toner shkruan një editorial në revistën amerikane “The Economist”. Pjesërisht, në shkrimin e tyre ato vunë në dukje rikthimin e Altmanit në bord dhe “largimin e talenteve të lartë të fokusuar në siguri”, një referencë e dukshme për dy dorëheqjet e rëndësishme të ndodhura më herët gjatë muajit — si dëshmi që OpenAI nuk mund të rregullojë veten.

Andrej Karpathy
Karpathy njoftoi largimin e tij nga OpenAI në muajin shkurt. “Para së gjithash, nuk ndodhi asgjë dhe nuk është rezultat i ndonjë ngjarjeje, problemi apo drame të veçantë.”- shkroi ai në atë kohë. Ai shtoi se të qenit pjesë e OpenAI gjatë vitit të fundit në fakt kishte qenë një eksperiencë e shkëlqyer për të. Karpathy që atëherë ka themeluar kompaninë e tij të inteligjencës artificiale të quajtur “Eureka Labs”, e fokusuar në arsimim.
Karpathy filloi në OpenAI në vitin 2015 si një shkencëtar hulumtues themelues, duke e bërë atë një bashkë-themelues të kompanisë. Ai u largua në vitin 2017 për një punë në kompaninë e Elon Muskut Tesla dhe rikthye në OpenAI në vitin 2023.

Jan Leike
Leike e njoftoi largimin e tij nga OpenAI në muajin maj në një seri postimesh në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter. Në atë muaj, ai filloi një punë si bashkë-kreu i ekipit të shkencës së përputhjes në Anthropic. Në OpenAI, Leike ishte bashkë-kreu i ekipit të Superalignment. Leike dhe bashkë-themeluesi Ilya Sutskever ishin ngarkuar nga OpenAI për të udhëhequr një ekip për të zbuluar se si të mbajnë inteligjencën artificiale të sigurt për përdoruesit njerëzorë. Qëllimi i ekipit të Superalignment është “të sigurojë që sistemet e inteligjencës artificiale që janë shumë më të zgjuar se njerëzit të ndjekin qëllimet e njerëzve”, sipas një postimi në faqen e OpenAI të vitit të kaluar.
Ndërsa ai e lavdëroi ekipin e tij, ai gjithashtu pranoi: “Kam pasur mospajtime me drejtimin e OpenAI në lidhje me prioritetet thelbësore të kompanisë për një kohë të gjatë, deri sa arritëm në një pikë ndarjeje.” Ai shtoi në një postim të mëvonshëm se “gjatë viteve të kaluara, kultura dhe proceset e sigurisë kanë marrë një rol dytësor para produkteve të shkëlqyera.”

Ilya Sutskever
Bashkë-themeluesi i OpenAI, Sutskever, ishte shkencëtari kryesor në kompani përpara se të njoftonte largimin e tij. Ai gjithashtu luajti një rol kyç në përpjekjen e nëntorit për të shkarkuar Altmanin nga pozicioni i tij si CEO. “Rruga e kompanisë ka qenë asgjë më pak se e mrekullueshme.”– shkroi Sutskever në një postim në maj. Ai shtoi se kishte besim te Altmani, Brockmani dhe Murati për të krijuar inteligjencën artificiale që “është si e sigurt ashtu edhe e dobishme.” Faqja e tij në LinkedIn tregon se ai u largua nga OpenAI në qershor. Ai tani është bashkë-themelues dhe shkencëtari kryesor në Safe Superintelligence.

Peter Deng
Deng, i cili ishte nënkryetar i produktit në OpenAI gjithashtu ka hequr dorë në muajin korrik, pasi kishte bërë vetëm 1 vit në kompani. Ai i ishte bashkuar OpenAi-t në Maj të vitit 2023. Faqja e tij në LinkedIn ende e liston atë në kompani, por ende nuk ka të dhëna të reja se cila do të jetë sfida e tij e radhës.

John Schulman
Schulman u largua nga OpenAI në muajin gusht për një punë në Anthropic. “Kjo zgjedhje buron nga dëshira ime për të thelluar fokusin tim në shtrirjen e inteligjencës artificiale dhe për të nisur një kapitull të ri të karrierës sime ku mund të kthehem në punë teknike të drejtpërdrejtë.”– shkroi ai në X. Schulman ishte një bashkë-themelues dhe shkencëtar hulumtues në OpenAI, sipas faqes së tij. “Është kompania e parë dhe e vetme ku kam punuar ndonjëherë, përveç një praktikë.”- tha ai për OpenAI në postimin e tij të lamtumirës në X.

Mira Murati
Shefja e Teknologjisë Mira Murati tha se do të largohej nga OpenAI në një memo për punonjësit e kompanisë të mërkurën. “Po largohem sepse dua të krijoj kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin tim.”- shkroi Murati në memo. Murati gjithashtu shërbeu për një kohë të shkurtër si CEO në nëntor kur bordi i OpenAI po përpiqej të shkarkonte Altmanin. Përpjekja dështoi dhe Altman u rikthye në rolin e tij disa ditë pas shkarkimit.
Në mars, Gazeta New York Times raportoi se Murati kishte shprehur shqetësime për lidershipin e Altmanit te bordi përpara përpjekjes për ndryshim. Avokati i Muratit i tha revistës amerikane Bussiness Insider në atë kohë: “Pretendimet se ajo i është afruar bordit në përpjekje për të shkarkuar z. Altman vitin e kaluar ose se ka mbështetur veprimet e bordit janë krejtësisht të gabuara.”

Bob McGrew
McGrew ka qenë shefi i kërkimit i OpenAI që nga muaji gusht dhe ka punuar në kompani që nga viti 2017, sipas faqes së tij në LinkedIn. “Është koha që unë të bëj një pushim.”– shkroi McGrew në një postim të së mërkurës në X. “Nuk ka gur themelor më të mirë për punën time këtu sesa dërgimi i o1 në botë.“- shtoi ai, duke iu referuar modelit të fundit të OpenAI. McGrew tha se ai do të qëndrojë në kompani për dy muaj të tjerë pasi Mark Cheni të marrë drejtimin e ekipit kërkimor të kompanisë.

Barret Zoph
Zoph ka qenë nënkryetar i kërkimit, pas trajnimit që nga shtatori i vitit 2022. “Unë u bashkova menjëherë përpara ChatGPT dhe ndihmova në ndërtimin e ekipit pas-stërvitor nga e para me John Schulmanin dhe të tjerët.”– shkroi Zoph në një postim në X të mërkurën, duke shtuar se ai vendosi të largohej “bazuar në mënyrën se si unë dua të evoloj. Faza tjetër e karrierës sime”. Ndërsa OpenAI njoftoi largimet e McGrew, Muratit dhe Zoph të mërkurën, Altmani shkroi në një memo për punonjësit se të tre “i morën këto vendime në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri dhe në mënyrë miqësore”.
Lexoni këtu artikullin origjinal


