
Negociatat e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në Islamabad të Pakistanit janë mbyllur pa marrëveshje. Pas 21 orësh bisedime nuk është dakordësuar asnjë pikë e kërkesave të Iranit apo SHBA-ve pas konfliktit të nisur javë më parë. “BBC” citon zv.presidentin i cili u shpreh se: “Nuk arritëm të krijojmë një situatë ku iranianët të ishin të gatshëm të pranonin kushtet tona”. Sipas tij qëllimi kryesor i përpjekjeve ishte ndalimi i kapaciteteve bërthamore të Iranit. Irani i ka konsideruar të tepërta pretendimet e SHBA-ve, ndërsa “The Guardian” sqaron se ekipi i JD Vance i ka bërë të qarta vijat e kuqe dhe shpresat për të shkuar drejt paqes po zvogëloheshin.

Më tej zbardhen detaje të negociatave ku JD Vance është detyruar të flasë të paktën 6 herë në telefon me presidentin amerikan Donald Trump, ku plani bërthamor ishte pika më e panegociueshme për Iranin. Pas mbylljes se tryezës, JD Vance është shprehur se mungesa e marrëveshjes është lajm shumë i keq për Iranin sesa për SHBA-të. “Ministria e Jashtme e Iranit e minimizoi këtë dështim të dukshëm, duke thënë se askush nuk kishte pasur pritshmëri që bisedimet me SHBA-në të arrinin një marrëveshje brenda një seance të vetme”, – shkruan “the Guardian”. Zëvendëspresidenti amerikan deklaroi se negociatat ishin fleksibël dhe ka lënë një mundësi të hapur për mirëkuptim mes palëve.

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Ghalibaf sipas “Aljazeeras” tha se delegacioni i tij paraqiti iniciativa “të orientuara drejt së ardhmes” gjatë negociatave për armëpushim në Pakistan. Kryeparlamentari ka fajësuar palën amerikane se nuk ka arritur të fitojë besimin e delegacionit. Irani vijon të mos e lëshojë Ngushticën e Hormuzit duke hedhur poshtë pretendimet amerikane se aty kanë mundur të kalojnë aty, duke paralajmëruar për “përgjigje të fortë”, qëndrim i cili rrezikon të nxisë rritje të tensioneve. Ndërsa në Pakistan vijonin bisedimet për paqe, Izraeli ka nuk i ndaluar sulmet duke shkatuar dhjetëra viktima.

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas dështimit të negociatave. Ai ka kërcënuar me bllokim të Ngushticës së Hormuzit me trupa të marinës amerikane. “CNN” shkruan se Trump ka deklaruar se nuk do lejohen të kalojnë anijet që u paguajnë taksa Iranit. “Ushtria amerikane do të punojë edhe për demilitarizimin e zonës nga minat e mundshme të vendosura nga Irani dhe do të krijojë kushtet që në të ardhmen atje të ketë kalim të lirshëm të anijeve të naftës”-është shprehur Trump.


