
Vuçiç ndodhej në Florida të SHBA-së dhe kishte udhëtuar që prej datës 30 prill. Ndërsa kishte lajmëruar para vizitës së tij se do të takonte dhe presidentin Trump, plani i Vuçiçit nuk u realizua. Sipas medias lokale “Blic” ai u kthye menjëherë në Beograd për arsye shëndetësore. Para se të lajmëronte Vuçiçi ndodhej në dhomë dhe po përgatitej për takimet e ardhshme, pasi është kontrolluar nga mjekët, Vuçiçi ka vendosur që të kthehet në Serbi. Deri gjatë asaj vizite, ai ishte takuar me kongresisten Klaudia Teni, Rod Blagojeviçin dhe sipërmarrësit serbë nga Amerika, por ende nuk ishte takuar me Trumpin.
Por kjo nuk dihet ende nëse mes Trumpit dhe Vuçiç-it ishte organizuar të mbahej një takim zyrtar apo ishte një plan apo dëshirë e kryeministrit serb. Dhe pse ai nuk arriti të merrte një trajtim shëndetësor në SHBA?

Vuçiçi gjatë takimit me djalin e Trumpi-t më 11 mars
Ai ishte organizuar që të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA. Me Vuçiçin ndodheshin ministrja e Financave Sinisa Mali dhe Suzana Vasiljeviç, këshilltarja për mediat. Pas largimit të tij nga SHBA-ja ka reaguar Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme duke i uruar shërim të shpejtë. Ndërsa në postimin e tij në “X” ka shprehur po ashtu edhe keqardhje që nuk arriti të takohet me presidentin Vuçiç. “Dërgojmë urimet tona më të mira. Na vjen keq që nuk u takuam, por shpresojmë që gjithçka është në rregull.”- ka shkruajtur Grenell.
Ndër të parët që u takua ishte ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, avokati i njohur dhe bashkëpunëtori i afërt i Trumpit, Rudy Giuliani. E vetmja gjë që arriti të realizonte Vuçiçi gjatë vizitës së tij në SHBA ishte një podkast në formën e intervistës në emisionin “The Dr.Maria Show”(ndiq videon KËTU) që u transmetua kryesisht vetëm për mediat serbe. (Lexo KËTU.)

Ende nuk ka një reagim nga vetë Vuçiçi, ndërsa zyra e kryeministrisë njoftoi se në ditët në vijim do të ofrojë informacione për publikun se çfarë problemesh shëndetësore mund të ketë kryeministri serb.


