
Gjykata e Hagës dënoi me 81 vite në total ish-krerët e UÇK-së. Për akuzat që rënduan mbi ta për krime lufte, arrestim dhe ndalime të paligjshme ose arbitrare, trajtim mizor, torturë dhe vrasje kanë dëshmuar të paktën 257 persona. Në një raport të hartuar nga ZPP në kuadër të Gjykatës Speciale thuhet se disa prej tyre kanë fituar azil jashtë Kosovës për çështje sigurie. Ata janë dëshmitarë ngjarjesh apo viktima të pretënduara që janë bërë pjesë e procedurës së Gjykatës Speciale.

“Disa viktima Pjesëmarrëse në Procedurë janë detyruar të kërkojnë dhe u është dhënë azil si rezultat i frikës për sigurinë e tyre në Kosovë. Një tjetër është tërhequr nga procedurat për shkak të shqetësimeve për sigurinë, por ky nuk është i vetmi që u përball me kërcënime si në internet ashtu edhe në botën reale”, theksohet në këtë raport të hartuar nga ZPP në kuadër të Gjykatës Speciale.
Dëshmitë e tyre janë referuar në dosjen e akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Me vendim të Gjykatës së Hagës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë dënuar me 81 vite burg.


