Kjo intervistë e gazetarit Habjon Hasani e vitit 2010, risjellë nga “Hashtag.al” këto ditë demonton gjithë sajesën e ngritur nga Partia Socialiste ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Hasani shkruan:

“Në shkrimin e gazetës zvicerane, eksperti Baraybar citohej sikur të kish thënë se gjatë hetimeve që kishte kryer në “Shtëpinë e Verdhë” shoqërohej nga Lulzim Basha si përkthyes.

Në ato kohë pata një komunikim me mikun tim Auron Taren të cilit i thashë se synoja të intervistoja direkt ekspertin. Që të jem i sinqertë pritshmëritë e mia ishin që Baraybar të më jepte dhe më tepër detaje mbi rolin e Lulzim Bashës dhe duke pasur merakun mos intervista nuk do publikohej në gazetën “MAPO”, i kërkova Auronit që të ndërhynim diku tjetër për publikimin e intervistës në rast se do bllokohej.

Auroni më tha që ishte e vështirë që eksperti të pranonte të fliste sepse historia ka shumë gjasa që të jetë e sajuar. “Nuk besoj fare te historia e Shtëpisë së Verdhë, shteti serb punon si makinë qepëse, Dick Marty punon për ta, s’besoj se ka ndonjë lidhje Luli, gjithsesi mirë është të sqarohet ajo që kanë shkruar zviceranët”, – më tha Auroni.

Më ngjau sikur Auroni ja fuste kot dhe me mendjen time kisha pritshmëri të tjera, nëse eksperti Baraybar do pranonte të intervistohej “do e fundosja Lulin”.

E kontaktova ekspertin në Facebook i thashë kush isha dhe pse e kontaktoja dhe i shpreha synimin për ta intervistuar. Në chat-in e Facebook-ut më nisi direkt adresën e tij të e-mail-it dhe më tha që t’i dërgoja pyetjet. Ja nisa menjëherë.

Përgjigja erdhi diku pas një ore, ndërsa pritshmëritë e mia u shkërmoqën porsa e lexova.

Eksperti i OKB-së Jose Pablo Baraybar mohoi kategorikisht të ishte shprehur për gazetën zvicerane “Le Tiemps” se kur kishte vizituar “Shtëpinë e Verdhë” ai shoqërohej nga Lulzim Basha.

“Unë kurrë nuk kam thënë dhe e përsëris, kurrë, se zoti Basha ishte me mua në Shtëpinë e Verdhë. Nëse kjo është botuar ka qenë një citim i gabuar.”, – u përgjigj eksperti duke demontuar me një fjali gjithë tymnajën e ngritur në Tiranë.”

Lexim të frytshëm të intervistës!

Valmora Gogo është gazetare dhe lektore e Komunikimit dhe e Gazetarisë. Prej 17 vitesh ajo kontribuon në hapësirën mediatike në Shqipëri, duke nisur që prej gazetës Shekulli e deri te mediet online si Newsbomb.al, Shuplaka.al dhe Hashtag.al. Gogo mban gradën “Doktor në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” dhënë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. E fokusuar në kërkim dhe kryesisht në politikë, Gogo kujdeset në informimin e saktë të opinionit publik shqiptar.

Leave a Reply

  • (not be published)