“Ne themi duam që të hyjmë në Evropë, por që të hysh në Evropë, ka ca standarde të cilat nuk janë të lehta për t’u arritur… Nuk do prodhosh dot më qumështin siç e ke prodhuar deri dje. Se unë kur erdha këtu rrugës e pashë edhe një që e kishte në krah akoma dhe thoshte: “Do qumësht me bidon plastik?” Nuk ekziston kjo gjë më”, -tha Erion Malaj, një nga deputetët e rinj të PS-së i ftuar në podkastin e Gogo.al me gazetaren Valmora Gogo. “Siguria ushqimore është zero në Shqipëri që do të thotë ke pasiguri te mielli që qarkullon në furra, ke pasiguri te qumështi, ke pasiguri te mandarinat që kapen me kimikate, te luleshtrydhet. Ka vite që vazhdon, kur të marrë fund?”-tha Gogo.

Malaj iu përgjigj duke thënë se edhe ai ka rezervat e veta dhe pranon se është gabuar në disa momente. “Jo të gjithë inspektorët janë trajtuar si profesionistë, ku unë shkoj ku dua inspektoj e aty ku s’dua, nuk inspektoj. Jo, inspektori duhet të jetë një ndër njerëzit më profesionalë që ka shteti, sepse është në front. Sepse këtu po rrsim fëmijët tanë”. Ai ngriti shqetësimin e presionin me të cilin përballen inspektorët: “Po po kur ai sipërmarrësi thotë: “Ik se unë të heq nga puna se s’ka shans ti të më bllokosh produktet e mia e të më vësh gjoba!”, atëherë inspektori ngelet vetëm apo jo? Nëse inspektori ngelet vetëm fajin e ka ai që mendon se është zot në këtë vend dhe që komandon edhe inspektorin dhe atë që drejton inspektorin”, -tha Malaj.

Lirimi i hapësirave publike dhe bllokimi i monopatinave, një “truk estetik”?

Më tej duke folur për rezistencën e lirimit të hapësirave publike, Malaj tha se: “Është një betejë e madhe me të cilën unë personalisht jam angazhuar. E dija që do kishte një kosto politike”. Gazetarja Gogo tha se me punën e mirë që është bërë edhe pse shpesh selektive për lirimin e hapësirave publike dhe bllokimin e monopatinave, kjo nuk mjafton pasi duket si “ndërhyrje estetike”. Pas kësaj, Malaj përgjigjet: “Nëse nuk do të ishin liruar këto hapësira publike, nuk do ishte më mirë. E dyta, nëse ka raste selektive, ky është gabim kolosal”.

Si banor i njësisë 11, Malaj thotë se i njihte ata që u kishte shkuar njoftimi për çmontime dhe e kishte më të lehtë që t’u thoshte se duhet të ishin të vetëdijshmë se ajo hapësirë nuk u përkiste. “Ne kemi rrugë sot pafund ku për shkak edhe të keqplanifikimit nuk kalon dot në trotuar. Me karrocë, me fëmijë nuk kalon dot në trotuar. E di dhe këtë se i kemi sytë në ballë edhe jetojmë në këtë qytet”. Për heqjen e monopatinave ai sqaron se Evropa dhe shumë vende të tjera e kanë zgjidhur këtë me ligj. Sipas Malajt më shumë se një rregull, qarkullimi edhe nëpër trotuare me monopatina e motorë elektrikë, është çështje ndërgjegjësimi.

Në emër të transperancën digjitale

Gazetarja Valmora Gogo ka hedhur dyshime se politika financon në spektakle reality show që sjellin “mpirjen e trurit”. Malaj i përgjigjet duke pyetur se pse duhet ta lidhte çdo gjë me politikën? “Sepse politikës në radhë të parë i intereson që t’u shkojë vëmendja njerëzve në ca gjëra si u fut ky personazh apo doli ky personazh. Se duke pasur vëmendjen këtu, ne nuk e kemi vëmendjen aty te salla juaj e kuvendit kur kaloni ato projektligjet, ato buxhetet që i kaloni dhe i votoni shpejt e shpejt dhe s’merret vesh asnjë gjë”, -tha Gogo.

“Tani është më transparente se kurdo. E ke aksesin për çdo informacion që do. Jepet direkt çfarë kalojmë, se çfarë votojmë se çfarë diskutojmë. Ne jemi ndër të paktat vende në botë që jemi live edhe në komisione”, -tha Malaj. Për Gogon, transparenca nuk është domosdoshmërisht e barabartë me llogaridhënien, duke marrë si shembull konferencat për shtyp të kryeministrit Rama. “Momentin që kryeministri thërret një konferencë shtypi dhe e thërret për të sqaruar opinionin publik, unë mendoj që aty ai është nisur me predispozitën për të dhënë informacion tek gazetarët, tek qytetarët. A ka debate, diskutime? Patjetër që ka”, -tha Malaj.

Ai shprehu shqetësim për gazetarë që sipas tij shkojnë dhe i ruajnë me kamera: “Të filmon gjithë gjërat private që ti mund të flasësh me nënën, me babën, me gruan tënde. Më fal si të duket normale, jo pra duhet të ketë një rregull për këtë”, -shtoi ai. Mbi publikimet në media, Malaj thotë: “Më kanë ndaluar media nga më të ndryshmet, e kam ditur fare mirë që unë do i them një fjalë apo një fjali 45 sekonda dhe ai do ma presë në pesë se ai s’ka liri editoriale, e ka zero. Unë kam dalë aty në respekt qytetarëve, ia kam dhënë përgjigjen, por ma ka nxjerrë komplet nga konteksti. Kjo është çështje e pronarit të medias që e nis me atë qëllim. Pronari i medias të thotë: “Shko edhe kape edhe shih mos i gjen gjë!”, kjo nuk është gazetari. Duhet të kishe bërë akademinë e çobenjve që ne s’e kemi më, por duhet ta kishin bërë”, -tha Malaj.

Në podkast deputeti socialist Erion Malaj u ndal te përgjegjësia e drejtimit të PS-së në qarkun e Kukësit, arsyet e largimit për studime në Itali, raporti e konsultat me prindërit, doktoratura në Kinë dhe kauza e tij politike.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10