Hakerat kanë sulmuar Instagramin e emisionit “Piranjat”. Stafi ka hasur probleme gjatë punës, vështrësi që erdhën pas denoncimit të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranë, Anuela Ristani. “Piranjat” kanë investiguar lëvizjet e familjarëve të Ristanit me automjetin e Bashkisë. “Piranjat” kanë siguruar fakte nga pamjet filmike kur bashkëshorti i saj dhe fëmijët dalin nga shtëpia e tyre në rezidencën “Kodra e diellit” dhe ndalen te Presidenca aty ku punon edhe bashkëshorti i saj, Bledi Cikopana. I njëjti automjet është parë të shoqërojë fëmijët në shkollë dhe Ristanin për në palestër.

Kryetaja e komanduar e Bashkisë, Ristani e ka quajtur investigimin “përndjekje mediatike” dhe ka paaralajmëruar nisjen e procedimit penal nga “Syri TV”. Në një komunikim publik, Ristani ndër të tjera shkruan: “Ky nuk është një reagim për mua si përfaqësuese publike, por si nënë, bashkëshorte dhe qytetare. Sepse kur dhuna mediatike kalon kufijtë e raportimit dhe shndërrohet në ndjekje fizike të fëmijëve të mitur, atëherë nuk kemi më të bëjmë me gazetari, por me një formë të pastër shantazhi dhe terrori psikologjik.” Ristani ka hedhur poshtë pretendimet se sulmi ndaj Instagramit të emisionit “Piranjat” lidhet me përplasjet e krijuara me të. Gjatë përballjes me gazetarët ajo ka replikuar ashpër duke i filmuar edhe ajo me celular dhe i quan maniakë dhe kriminelë.

Gazetarja Ola Xama në një postim në rrjete sociale reagon mbi ngjarjen duke thënë se Ristani në vend që të kërkonte falje, akuzoi gazetarët. “Nëse znj. Ristani do të ishte e shqetësuar për fëmijën, nuk do të përdorte atë gjuhë përpara kamerave se do të ç’eduktonte fillimisht fëmijën e saj. Nëse do të ishte vërtet e shqetësuar për të, nuk do t’i mësonte se si vidhet dhe abuzohet me fondet e shtetit që minoren. Por tema këtu nuk është morali që tenton të na komunikojë ajo, e as morali që duhet t’i bëjmë ne një nëne, qoftë dhe kur është kryetare bashkie. Pika kryesore këtu është se me fondet publike fëmija i saj shoqërohet në shkollë, bashkëshorti në punë dhe vetë ajo në palestër.”-shkruan Xama e cila heq një paralele mes rastit të Ristanit dhe historisë së 12 viteve më parë kur media britanike publikoi lajmin e kryeministrit të atëhershëm, David Cameron i cili harroi në pub vajzën e tij 8-vjeçare dhe mediat kishin filmuar gjithë lëvizjet e së bijës deri sa ajo u gjet. Një episod në tehun e thikës për etikën gazetreske, por Cameron vlerësoi ndihmën e medias.

“Piranjat” kanë njoftuar në rrjete sociale vijimin e nxjerrjes së një tjetër investigimi për skandalin e plehrave në Bashkinë e Shijakut.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14