
Në podkastin e sotëm kishim të ftuar Denisën, e cila pas gati 6 vitesh në Hollandë vendosi të kthehej në Shqipëri, disa muaj më parë. Denisa zgjodhi Shqipërinë dhe po kontribuon me aktivizimin në çështjet mjedisore. Ajo është aktivizuar në çështjet mjedisore, fokusuar konkretisht në lumenjtë e Shqipërisë, nga ku rrëfen vizitën e saj me biçikletë përgjatë lumit Erzen dhe deri tek lumi Ishëm me problematikat e ndotjes, prej vitesh.
Denisa na tregon se Shqipëria ka përmisuar goxha por ajo vë në dukje dhe elementë, si ndotja e mjedisit apo lumenjëve që vazhdojnë të jenë ende problematike për vendin tonë. Në fund Denisa i bën thirrje të rinjëve të votojnë këtë zgjedhje për t’i dhënë një mundësi më të mirë vetes së tyre por edhe vendit.


