Seanca plenare ashtu sikurse pritej këtë të hënë ka nisur me debate dhe incidente të shumta për shkak të dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianjit. Gjatë kësaj seance ishte planfikuar ndërprerja e mandatit të deputetit të PD-së i cili ndodhet në burgun e Fierit, pas dënimit të Gjykatës për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

Seanca nisi me deklarimin e Kryetares së Parlamentit Elisa Spiropali, e cila njoftoi se vendimi ndaj Salianjit është i formës së prerë dhe nuk ka pse Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit të mblidhet. “Kuvendi i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me vendimet e Gjykatave, as për ministrat tanë, as për ministrat tuaj, për askënd”, tha Spiropali.

Ndërsa Spiropali mbante fjalimin, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit në shenjë proteste, si dhe goditën me shishe në drejtim të Spiropalit, e cila u mbrojt nga forcat e Gardës. Fillimisht deputetët nisën të hedhin kartona, shishe apo mikrofona drejt foltores dhe më pas ata nxorën karriget në oborrin e Kuvendit duke u vënë flakën. Pas këtij incidenti Spiropali njoftoi mbylljen e seancës e cila zgjati pothuajse vetëm 20 minuta si dhe para vendimit të mbylljes u njoftua përjashtimi i Flamur Nokës.

Ndërsa karriget digjeshin, deputetët e PD-së deklaruan në media se çdo e hënë dhe enjte në Kuvend do të jetë si kjo e sotmja. Gazment Bardhi deklaroi se opozita nuk lufton për karrige në Kuvend, por për interesin publik.

“Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin”, tha Bardhi për mediat.

Deklaratën e Bardhit e mbrojtën dhe deputetët e tjerë si Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Dashnor Sula, Dhurata Çupi si dhe Ina Zhupa, të cilët e quajtën dënimin e Salianjit të padrejtë dhe si një luftë ndaj opozitës nga qeveria. Ndërkaq deputët bënë thirrje se në datën 7 tetor, të gjithë qytetarët duhet të dalin në rrugët e Tiranës për të protestuar dhe mbrojtur demokracinë.

Gjithashtu nga burgu ka reaguar dhe Salianji, i cili shkruan se mandati iu hoq me urdhër të kryeministrit Edi Rama, si dhe shton se izolimi nuk do ta ndalë atë. “Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës! Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën. Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!”- shkruhet në profilin e deputetit.

Pasi u detyrua të mbyllte seancën parlamentare, Spiropali deklaroi pas këtij incidenti, duke e quajtur si nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët. “Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në kqyrje nga organet ligjzbatuese. Keqardhje e thellë”, shkroi Spiropali.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11