Mbledhja ku u diskutua leja e ndërtimit për një kullë 33 katëshe krah pedonales Murat Toptani u bë në dhjetor të 2023-shit, por vendimi është bërë publik vetëm pas 8 muajsh.

Citizens Channel shkruan se i është drejtuar Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) me një kërkesë për informim për të siguruar vendimet që u morën mbledhjen e 26 dhjetorit, por institucioni refuzoi t’i vinte në dispozicion edhe pas ndërhyrjes së Komisionerit për të drejtën e informimit. 

Fillimisht për projektin në fjalë të kullës pas Teatrit Kombëtar, u tha se do të ishte 23 kate, por në vendimin zyrtar rezulton që kulla është me 33 kate. Pra i janë shtuar dhe 10 kate të tjera nga projekti fillestar. 

Sipas dokumentit, kulla kufizohet në jug me pedonalen Murat Toptani, në veri me Sarajet e Toptanëve, në perëndim me Teatrin Kombëtar dhe në lindje me objekte shërbimesh. Kompania që do të ndëtojë kullën është “Fusha Sh.p.k.”.

Për më shumë lexo artikullin e plotë të Citizens Channel

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7