Deklarata kërcënuese e presidentit amerikan Donald Trump për Iranin ditën e Pashkës Katolike, ka sjellë reagime të ashpra mes mbështetësve të tij të dikurshëm. “Hapeni ngushticën, ju të çmendur, përndryshe do të jetoni në ferr, vetëm shikoni! Lavdi Allahut!” -shkruajti Trump në “Truth social”, ndërsa moderatori Tucker Carlson e quajti fjalën e tij “të neveritshme në çdo nivel”. “Nypost” citon Carlsonin i cili në podkast i është drejtuar Trumpit në distancë duke thënë: “Si guxon të flasësh kështu në mëngjesin e Pashkëve ndaj vendit? Kush mendon se je? Po përdor fjalë banale në një ditë të tillë,” tha ai në podcast-in e tij. Duke e quajtur Trumpin si “antikrishtin”, moderatori shprehet se Trumpi po nis një luftë bërthamore duke sjellë përmbysjen e botës.  “A është kjo thjesht një përshkallëzim i zakonshëm në një luftë të menduar keq… apo diçka më e madhe? A është e mundur që ajo që po shihni është një sulm i fshehtë, por shumë efektiv ndaj besimit të vërtetë nga një këndvështrim i krishterë?” tha moderatori.

Ai shkon më tej duke konfirmuar se Trump nuk e ka nëvë dorën mbi Bibël kur ka bërë betimin si president në vitin 2025 “Refuzon autoritetin e Zotit”-ka deklaruar Carlson. Duke e çuar më tej teorinë e tij për luftë bërthamore, Carlson u bëri thirrje stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe ushtrisë të japin dorëheqjen nëse Trump urdhëron përdorimin e një bombe bërthamore kundër Iranit.

Pas qëndrimit publik të Tucker Carlson, reagon Trump i cili e quan moderatorin si një person me koefiçient inteligjence të ulët. Pas një telefonate direkte në “The Post” Trump ka hedhur poshtë deklaratat e moderatorit “Nuk ka absolutisht asnjë ide çfarë po ndodh”,- tha Trumpi duke thënë se ai e telefononte gjatë gjithë kohës dhe Trump nuk I përgjigjej. “Nuk merrem me të. Më pëlqen të merrem me njerëz të zgjuar, jo me budallenj”-u shpreh presidenti amerikan. Carlson ka vijuar duke thënë se deklarat e Trumpi ditën e Pashkës ishte hapi i parë drejt luftës bërthamore. “Të krishterët duhet të kuptojnë se ku po na çon Trump”,- shkroi Carlson.

Lexo edhe shkrimin me titull: “Armëpushimi nuk e ndali luftën, Libani në flakë pas sulmeve izraelite”

Trump i ka qëndruar deklaratave të tij dhe ka paralajmëruar goditjen e infrastrukturës energjetike nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit. “Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e botës. 47 vite shantazh, korrupsion dhe vdekje do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Iranit!” shtoi ai. Pas arritjes së një armëpushimi 2-javor, “Reuters” raporton se Izraeli ka sulmuar Libanin duke shkaktuar qindra viktima. “Irani e ka parë sit ë paarsyshme vazhdimin e bisedimeve për paqen me SHBA-të, pas sulmeve të orëve të fundit”-shkruan “Reuters”.

Ndërsa nisën negociatat e para, kryetari i parlamentit iranian, Mohammed Bager Qalibaf tha se pasurimi i uraniumit lejohej të vazhdonte sipas kushteve të armëpushimit, edhe pse Trump kërkoi që të ndalohej. “Është rënë dakord kohë më parë, dhe pavarësisht gjithë retorikës së rreme që thotë të kundërtën, asnjë armë bërthamore dhe Ngushtica e Hormuzit do jetë e hapur dhe e sigurtë”-sqaroi Trump në rrjetin e social.

Më parë Tucker Carlson e ka mbështetur vijën politike të Trumpit dhe ka bërë fushatë për të bindur konservatorët ta përkrahnin. “Independent” shkruan se në vitin 2024 Trump kishte hedhur idenë se Carlson mund të ishte zv.president. Pavarësisht miqësisë dhe pikëtakimeve në politikë, Carlson nuk e ka kursyer Trumpin pas kërcënimeve dhe gjuhës së përdorur në rrjete sociale.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11