
Kapitali.al shkruan se kompania eksportuese “Sokolaj Sh.p.k” e deklaroi ngarkesën e mbetjeve të rrezikshme në doganë si oksid hekuri, para se ta niste për Tajlandë. Në dokumentet e deklaratës doganore të publikuara nga Kapitali.al, duket qartazi se letrat janë të rreme, pasi nga njëra anë shkruhet “oksid hekuri” dhe nga ana tjetër është vendosur simboli kimik “ZN”, i cili përkon me zinkun. Sipas deklaratës rezulton se marrësi i ngarkesës është kompania “Gs Minerals Doo”, një kompani kroate me seli në Rijeka, e cila po ashtu zotërohet nga familja Sokolaj. Por mbetjet janë prodhuar nga kompana “Kurum”.
Dyshimet janë se kalimi i tyre është bërë i mundur falë korruptimit të strukturave të hetimit doganor në Tiranë dhe atyre të turnit në port, duke i konsideruar të gjithë kontenierët si oksid zinku, me një fletë analize të vetë subjektit “Sokolaj Sh.p.k”. Po kështu dyshohet se kompania ‘Kurum” ka përdorur “Sokolaj Sh.p.k” për të shmangur përgjegjësinë nga vetja dhe të dy kompanitë kanë mashtruar bashkarisht me fatura shitje oksidesh, kur në fakt brenda ngarkesës, një pjesë prej mbi 800 tonësh, ishte pluhur furrnalte, që konsiderohet mbetje e rrezikshme, edhe pse “Kurum” thotë se ka vepruar në përputhje me ligjin.
Për më shumë lexo artikullin e plotë te Kapitali.al




