Kuvendi është kthyer në arenë dëbati për shkak të Avokatit të Popullit pasi opozita tërhoqi emrat që propozi vetë. PS nuk u ndal edhe pas pendesës së demokratëve që të çojë ata emra për votim për t’i dhënë fund mungesës prej disa vitesh të një drejtuesi të votuar, pasi institucioni drejtohet nga Erinda Ballanca edhe pse i ka mbaruar mandate prej vitesh. Përplasjet kanë nisur më herët në Komisionin e Ligjeve ku PD kërkoi të sillte emra të rinj, gjë që nuk është mirëpritur nga kreu Ulsi Manja i cili tha se për tërheqjen e firmave ishte në dijeni kryetari i Kuvendit dhe jo komisioni, i cili është përgjegjës vetëm për mbylljen e procedures edhe pas përforcimit nga deputeti Gent Strazimiri se asnjë kandidat nuk ka mbështetjen.

Po edhe brenda vetë demokratëve situata është e paqartë. Deputeti Arjan Ndoja doli kundër grupit duke thënë se nga ana morale ajo nuk ishte as burrërrore, as etike. Ai sqaron se në ato kushte pas tërheqjes së firmave bie edhe mbështetja e kërkoi që rihapej procedura për të sjellë kandidatë komform rregullave. “Pse u tërhoqët?”-pytei më pas Manja, ndërsa Stazimiri iu përgjigj: ”Punë për ne”. Pas debatit në Komisionin e Ligjeve ka reaguar njëri prej kandidatëve, Besim Ndregjoni kryetar i Unionit Presidencial Mbarëkombëtar i ish të përsekutuarve të Shqipërisë, kandidaturë e tërhequr më pas nga PD. Ai ka hedhur akuza ndaj PS-së e PD-së për lojë të turpshme, e i kërkoi kreut të demokratëve Sali Berisha të flasë qartë se nëse është ose jo me antikomunistët. Ai pretendon se forcat PS e PD po bëjnë një lojë të fshehtë, për të vendosur Endri Shabanin në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. “Avokati duhet t’i shërbejë ligjeve për të drejtat e njeriut. Shqipëria nuk ka dënuar krimet e regjimit komunist. Deputetët e PD-së kanë dhënë firmat për Endri Shabanin pa pikë përgjegjësie.”-tha Ndregjoni.

Gazetari Bledian Koka ka ironizuar situatën duke shkruar: “Mundësia e humbur për të dhënë një shembull! PD eshte perfshire këto ditë në debatin për gjetjen e një emri për Avokatin e Popullit! Debati madje ka shkuar edhe më thellë, ku kandidatët “brenda” partisë po sherrosen “pse Ai dhe jo Une”. PD e ka humbur tashmë një tjetër mundësi të mirë për të bërë dallimin me partinë-shtet!”-veçon Koka. Ai kthehet pas në kohë duke kujtuar se që prej marrëveshjes “Berisha-Nano” është rënë dakort që zgjedhja e Ombudsman-it të jetë në klemencën e opozitës dhe shtron pyetjen: “Në ato të rrallat herë kur ky vullnet është në dorën e saj, a nuk do të duhej që PD të kishte hapur një proces dëgjimor për të treguar sesi ajo përzgjedhjen dhe funksionimin e institucioneve shtetërore nuk e sheh si një vend pune që i duhet gjetur një emër, por si një proces që prodhon modelin përmes të cilit arrihet tek emri?”

Koka shton se PD-ja flet prej kohësh për nevojën që ajo ka të hapet si parti. “A nuk ishte përzgjedhja e Avokatit të Popullit një mundësi për PD-në që në derën e saj të trokisnin edhe intelektualë jashtë partisë që në të rrallat herë u duhet të shkelin në PD dhe jo në kafetë rreth saj për të paraqitur një platformë sesi ata e mendojnë funksionin e një institucioni shtetëror! Në këtë mënyrë PD-ja sot do ishte duke replikuar me “narko-regjimin” sesi ndërtohet shteti dhe jo duke i bërë gjyqin vetes se si ka mundësi që deputetët e grupit të saj firmosin kuturu çdo formular aplikimi që i del rrugës! Në këtë pikë, do të ishte e udhës që PD-ja të tërhiqet nga procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, të shpëtojë atë mund të shpëtojë nga shpalosja para shqiptarëve sesi ajo dështoi edhe njëherë të ndërtojë një model ndryshe nga ato të viteve të fundit! Alibia është aty!” Gazetari Koka sheh si rrezik “dorëzimin” e Avokatit të Popullit të kryeministri që sipas tij mund të “akaparojë” edhe një institucion tjetër. “Siç ka bërë me të gjitha pushtetet përfshirë MEDIAN. Një më shumë, a një më pak nuk është se bën diferencë! p.s…. Fundja a nuk jemi në AUTOKRACI?!”-mbyll ai komentin për kaosin e krijuar mbi votimin e Avokatit të Popullit.

Në kuvend

Deputeti i PD-së, Edi Paloka u shpreh se mazhoranca po luan sa i takon firmave për Avokatin e Popullit dhe se nuk mund të presin që Rama që bëjë një marrëveshje “gentleman-ash”. “Këtu po luhet me firmat. A thatë që ia latë procesin opozitës? Pasi patë se u mblodhën firmat, thatë se ia keni lënë opozitës! Mbylleni këtë farsë të radhës dhe të vazhdojmë!”-tha Paloka.

Taulant Balla kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ai ka thënë prerë se Avokati do votohet patjetër me emrat që janë dërguar nga PD-ja edhe pse demokratët thonë se janë tërhequr. “T’i tregojmë popullit të vërtetat e mëdha të procesit, jemi mbi 1 250 ditë shkelje të ligjit, si Kuvend. Ju kurrë nuk e keni gjetur konsensusin mes vetes. Ne po jua themi, sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!”-sqaron Balla.

Deputetja demokrate, Jozefina Topalli ka ndërhyrë për të shpjeguar situatën ndërsa tha se firmat për kandidatët nuk janë hedhur si propozim për emrat e tyre, por si formë mbështetje.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja nga foltorja e kuvendit ka akuzuar opozitën se po zvarrit procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. “Opozita duhet ta ndajë, nëse është opozita e Shqipërisë, apo e klubeve.”-tha Manja. “Ne konsensusin ua lamë, ua sollëm listën nga data 17-2. Ne thamë të mblidhni emrat, se ne nuk do të ndërhyjmë. Me firmë ua dhamë juve, me votë është sot. S’e di kush është “lepuri i Surrelit” dhe “ujku i Cërrikut”. Ju po ziheni se kush është “Ujku i Cërrikut” dhe “Lepuri i Surrelit”. Këtij procesi duhet t’i jepet një fund. E keni kthyer Avokatin e Popullit si vend pune, se kush ta marrë nga opozita. Kërkoj që sot të kalohet për votim me kandidatët për Avokatin e Popullit. Dy herë e kemi zgjedhur me konsensus, një herë kur ishim ne në opozitë dhe ju në qeveri. Dhe një herë e kundërta, atëherë ishte Luli.”-tha ai.

Sipas rregullores Avokati i Popullit zgjidhet me 84 vota dhe ky post mbahet përtej mandatit, nga Erinda Ballanca. Emrat e propozuar e më pas të tërhequ nga PD-janë: Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Endrit Shabani, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10