Në stilin e qeverisjes së Edi Ramës ka qenë shpesh emërimi i figurave nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Një nga zgjedhjet e tij është Besa Shahini. Në vitin 2018 Shahini u emërua Ministre e Arsimit, duke pasuar Lindita Nikollën. Deri atëherë ajo mbante postin e zv.ministres së Arsimit. Në detyrën e re brenda pak muajsh ajo u përball me dy skandale për të cilat iu kërkua dorëheqja nga opozita. Në librin e Qytetarisë për klasën e 8-të, u botua një hartë e Ballkanit ku Kosova ishte ishte ende pjesë e Serbisë. Shahini doli në publik dhe pranoi gabimin për të cilin tha se nuk ishte i qëllimshëm.

Një tjetër ngjarje e bujshme tronditi opinionin ku një mësues në Fier u denoncua se kërkonte favore seksuale nga nxënëset e mitura në këmbim të heqjes së mungesave. Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias, Fatjona Dhimitri, i kërkoi ministres së Arsimit, Besa Shahini, të japë dorëheqjen. Dhimitri iu drejtua publikisht Shahinit për disa pyetje në Facebook: “Znj. Shahini meqë ju belbëzoni sa herë që paraqiteni në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik gjeni kurajon t’u përgjigjeni publikisht disa pyetjeve: Kur do të veproni lidhur me ngjarjen e turpshme të abuzimit seksual në liceun e Fierit për të cilën prindërit u njohën përmes medias? Cilat janë masat që ju keni marrë per të eleminuar nga stafet pedagogjike mësuesit pedofilë? Kush na garanton që në shkollat tona ky është i vetmi rast?!”. Po në Fier pati një denoncim nga “Fiks fare”. Nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier u shtruan në spital pas dyshimeve për helmim, një ngjarje e përsëritur. Shahini shkoi me nxitim në shkollën e Fierit, edhe pse nuk pranoi të fliste. Episodet e përsëritura sollën largimin e Shahinit nga detyra.

Para dorëzimit që detyrës Shahini tha se do i bashkohej familjes në Kosovë. “Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit asokohe për “Euronews Albania”. Në krye të Ministrisë së Arsimit erdhi Evis Kushi. Besa Shahini vinte nga një karrierë si hulumtuese e $ështjeve të Integrimit Evropian dhe Poltikave Arsimore. Shahini ka punuar si analiste në Inicitivën Evropiane për Stabilitet në Berlin dhe ka një mastër në Hertie School of Governance në Berlin.

Gent Cakaj është tjetër prurje në qeverisjet e kaluara të Ramës. Në korrik të vitit 2018 ai u caktua Kryenegociator i hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim. Ai në fillim ka qenë këshilltar i kryeministrit për politikën e Jashtme. Në kabinetin ‘Rama 2’ u emërua në postin e zv.ministrit të Punëve të Jashtme. Hapi i radhës, ministër i Jashtëm, pas Ditmir Bushatit. Një nga vendimet e para të Cakajt ishte shkarkimi i gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë përfshirë edhe ambasadoren Ardiana Hobdari.

Cakaj u largua nga ministria duke u shprehur: ““Duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar”. Sipas “REL” në janar të vitit 2019, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, pasi presidenti i Shqipërisë Ilir Meta refuzoi kandidaturën e Gent Cakajt. Meta sqaron: “Profili i zotit Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi”. Qëndrimit që Metës, Rama i përgjigjet duke ia deleguar kompetencat Cakajt, pasi vendosi ta drejtonte vetë këtë ministri.

E treta është Vlera Gjakova. Ajo është emëruar nga Edi Rmama si këshilltare për mediat. Vlera është një emrat e larguar nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje dhe kritike e Albin Kurtit. Ajo beson se Hënën dhe racën e bardhë e kanë krijuar alienët. Si pjesë e emisionit konspiracionit “Rrethi katror”, Gjakova ka thënë: “Mendoj që me kalimin e viteve është dekada ku ne do të njihemi me alienët, jashtëtokësorët. Besoj që ata kanë qenë pjesë e jona qysh nga civilizimi. Nëse do futem në ujërat e konspiracioneve, flitet që edhe raca jonë e bardhë nuk është racë e tokës, pra jemi të bërë në laborator ndërsa raca e vetme e Tokës është raca e zezë. Aty ku lind dielli ka filluar edhe civilizimi i njeriut. Është shumë e rëndësishme që ne të fillojmë të kuptojmë të vërtetën nga jo e vërteta duke pasur parasysh që këto vite kanë filluar të ndodhin gjëra shumë të çuditshme unë besoj që deri në vitin 2030 do kemi një përplasje me qiej të tjerë jashtë planetit të Tokës”.

Gjakova është diplomuar në Komunikim, Ekonomi dhe Tregti Ndërkombëtare. Ajo ka përfunduar studime të avancuara në filozofi në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut dhe në Qendrën Kërkimore për Filozofinë Greke. Ajo që bie në sy është angazhimi në konsulencë edhe për sektorin e energjisë së rinovueshme, veçanërisht në projektet e energjisë diellore dhe të erës. Një tjetër përvojë që shënon karrierën e saj është edhe prezantimi si aktiviste për të drejtat e njeriut, grave dhe si publiciste.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18