Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur kritika të forta për ligjin kontrovers të “Investimeve Strategjike”. Në raportin për “Klimën e Investimeve 2025”, DASH-i thotë se nga ligji kanë përfituar vetëm bizneset me lidhje të forta me qeverinë. “Pjesa e parëndësishme e investitorëve të huaj që kanë përfituar nga statusi i investitorëve strategjikë ka nxitur perceptimin midis investitorëve të huaj se ligji ka përfituar kryesisht kompanitë vendase me lidhje të forta me shumicën qeverisëse,” -thuhet në raport.

Qeveria e ka zgjatur disa herë afatin e ligjit për “Investimet Strategjike”, ku më i fundit ishte ai i zgjatjes deri në dhjetor të vitit 2026, por investitorët e huaj nuk lejohen të përfitojnë nga ligji dhe barriera e parë është pikërisht “Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve” ose “AIDA” siç njihet ndryshe. “Investitorët e huaj që kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik përmendin se përgjigjet nga “AIDA” janë të ngadalta,”- vëren raporti i Departamentit të Shtetit.

Përtej kësaj, qeveria amerikane shikon edhe një tjetër problem tek ligji kontrovers. “Ligji për “Investimet Strategjike”, i miratuar në vitin 2015, i jep qeverisë të drejtën të shpronësojë pronën private për zhvillimin e projekteve private që konsiderohen projekte të veçanta strategjike. Pavarësisht dispozitës që qeveria do të veprojë kur palët nuk arrijnë një marrëveshje, klauzola është një burim polemikash sepse i jep qeverisë të drejtën të shpronësojë pronën private në interes të një pale tjetër private,” përfundon raporti.

Ky shkrim është pronë intelektuale e “Kapitali.al”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11