Ditën e djeshme, më 22 tetor, një shkëndijë elektrike, rreth orës 06:30 të mëngjesit, shkaktoi zjarr në studiot e Top Albania Radio-s. Ndërkohë, një tjetër televizion është përballur me flakët. Dritare TV, që ndodhet me qira në ambientet e Kompleksit Kika 2, pësoi dëme të mëdha në regjinë e transmetimit, pasi zjarri u përhap nga tubat e aspirimit të restorantit “Fish Shop”.

Gazetari dhe moderatori Blendi Salaj ka folur për “Shqipëria Live” për momentet e përjetuara gjatë zjarrit në studiot e Top Albania Radio-s.

“Qëlloi që unë isha aty kur zjarri filloi. Ndodh shumë shpejt dhe kjo është një gjë që unë nuk e kisha përjetuar ndonjëherë, zjarrin në vetë të parë brenda një godine, por ndodh shumë shpejt”, rrëfeu ai.

Salaj theksoi se, fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar dhe se të gjithë janë mirë.

“Lajmi i mirë është që askush nuk u lëndua. Të gjithë janë mirë. Kjo ishte edhe interesi kryesor i të gjithëve që janë pjesë e Top Albania Radio-s, e Top Channel-it”, u shpreh ai.

Edhe drejtori i Top Albania Radio-s, Ledion Liço, ka reaguar pas zjarrit në ambientet e radios, duke konfirmuar se të gjithë janë mirë.

“Një mëngjes i trishtë. Një zjarr i papritur ka dëmtuar studiot tona, duke na bërë të pamundur transmetimet normale”, shkruan ai.

Ndërkohë, drejtuesja e Dritare TV, gazetarja Rudina Xhunga, ka rrëfyer momentet e vështira, duke treguar se zjarri shpërtheu pasi kishin përfunduar xhirimet e dy emisioneve.

“Po digjeshim”, shprehet ajo, duke kujtuar situatën dhe evakuimin e njerëzve.

Përveç dëmeve të shkaktuara nga flakët, uji i përdorur për shuarjen e zjarrit dhe dëmtimi i tubave të shkarkimit shkaktuan edhe përmbytjen e ambienteve. Xhunga bëri të ditur se janë bërë kallëzime në Prokurori dhe Polici për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18