Nga Gjergj Erabera

Presidenti i parë dhe i fundit që ka ndërmjetësuar në një krizë politike ka qenë Alfred Moisiu në vitin 2006. Moisiu ndërmjetësoi mes Edi Ramës, i cili refuzoi të hyjë në zgjedhje për pushtetin vendor dhe Sali Berishës, në atë kohë kryeministër. Mjeti që Moisiu thuhet se përdori për të detyruar Berishën të pranojë marrëveshje ishte as më pak e as më shumë se kërcënimi për dorëheqje. Një dorëheqje e presidentit shkaktonte krizë politike.

Moisiu ishte gjithashtu presidenti i parë dhe i fundit që u zgjodh me kompromis mes PD dhe PS në vitin 2002. PS kishte në atë kohë shumicën e cilësuar në parlament, por për shkak se zgjedhjet e fituara prej saj ishin cilësuar si “jo në përputhje me standardet”, ndërkombëtarët ndërhynë për një paketë kompromisi që përfshinte një president konsensual dhe ndryshime ligjore për të garantuar shanse deri diku të barabarata për zgjedhjet e vitit 2005.

Ajo që pasoi Moisiun ishte, jo politikë kompromisi, por politikë dhune. Berisha dhe Rama nuk ranë dakord për presidentin e ri më 2007. Berisha e zgjidhi problemin duke i blerë gjashtë deputetë Ramës. Presidenti i zgjedhur prej tij, Bamir Topi, megjithëse i zgjedhur me 84 vota, nuk kishte autoritetin e të qenit mbi palët dhe, në krizat që pasuan, u bë i njohur se “fliste me heshtje”.

Në vitin 2008, Berisha dhe Rama, ose Rama dhe Berisha, ranë dakord që të degradojnë, për llogari të pushtetit të vet, mandatin e deputetit nga njëra anë, dhe atë të presidentit nga ana tjetër. Që nga ajo marrëveshje, presidenti zgjidhet jo me dy të tretat, por me gjysmën e votave, pra i përket maxhorancës së radhës.

Presidenti i sotëm Bajram Begaj u vetëofrua dje si ndërmjetësues për krizën politike aktuale.

Begaj është zgjedhur me votat e Edi Ramës.

Për rrjedhojë, Begaj nuk disponon autoritetin moral të të qenit mbi palët.

Begaj nuk disponon as instrumentin politik të dorëheqjes së shkakton krizë, si në rastin e Moisiut, sepse Rama ka mundësi të zgjedhë një tjetër në vend të tij.

Begaj ka gjithsesi një instrument të plotfuqishëm, jo për ta zgjidhur krizën, por për të dhënë një kontribut moral dhe praktik për zgjidhje.

Begaj mundet të japë dorëheqjen, në mënyrë që të demonstrojë se, përballë interesit të vendit, ai nuk vendos interesin e karriges.

Z. Begaj ka ardhur në presidencë pa nder, për shkak se Rama dhe Berisha, Berisha dhe Rama, vendosën më 2008 të bëjnë një presidencë të tillë. Z. Begaj nuk ka faj për këtë, por gjithsesi duhet të vuajë pasojat e padinjitetit. Dhe e vetmja mënyrë që të fitojë dinjitetin, si njeri dhe të kontribuojë për vendin, është që të shpallë menjëherë dorëheqjen.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18