Ish-presidenti Donald Trump nuk është i vetmi president apo ish-president amerikan, që ka qenë shënjestër e një atentati.

Në historinë e politikës amerikane ka pasur atentate të shumta ndaj presidentëve, ish-presidentëve apo kandidatëve presidencialë.

Katër presidentë janë vrarë ndërsa ishin në detyrë, ata janë: Abraham Lincoln, James A. Garfield, William McKinley, dhe John F. Kennedy.

Abraham Lincoln, presidenti i 16-të

Abraham Lincoln ishte presidenti i parë që u vra, i cili u qëllua nga John Wilkes Booth më 14 prill 1865, ndërsa ai dhe gruaja e tij, Mary Todd Lincoln, po ndiqnin një shfaqje të komedisë “Kushëriri ynë amerikan” në teatrin Ford në Uashington.

JAMES GARFIELD, presidenti i 20-të

James Garfield ishte presidenti i dytë që u vra, gjashtë muaj pas marrjes së detyrës.  Ai po ecte nëpër një stacion treni në Uashington më 2 korrik të vitit 1881, për të kapur një tren për në New England, kur u qëllua nga Charles Guiteau.

WILLIAM McKINLEY, presidenti i 25-të

William McKinley u qëllua pasi mbajti një fjalim në Buffalo të Nju Jorkut, me 6 shtator të vitit 1901. Ai po shtrëngonte duart me njerëzit kur një burrë e qëlloi dy herë në gjoks nga afërsia.

JOHN F. KENNEDY, presidenti i 35-të

John Kennedy u qëllua për vdekje teksa po vizitonte Dallasin në nëntor të vitit 1963 me zonjën e parë Jacqueline Kennedy.  Të shtënat shpërthyen teksa autokolona e presidentit kaloi nëpër Dealey Plaza në qendër të Dallasit.

Të tjerë që kanë rënë pre e atentateve por kanë shpëtuar janë edhe Franklin D. Roosevelt Harry Truman, Gerald Ford, Ronald Reagan, George W. Bush.

Për më shumë lexoni artikullin e plotë tek Zëri i Amerikës

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10