Zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit kanë sjellë rezultate të qarta në pesë bashkitë ku u zhvillua gara, me Partinë Socialiste që kryeson. Kryebashkiakët e rinj pritet të marrin drejtimin e bashkive menjëherë pas përfundimit të procesit. Cilët janë këta kryebashkiakë që do të drejtojnë këto pesë bashki.

Vlorë – Brunilda Mersini

Në Vlorë, kryebashkiake u zgjodh Brunilda Mersini, e para grua që drejton këtë qytet që prej vitit 1912. Mersini ka qenë drejtuese e Spitalit Rajonal të Vlorës dhe pedagoge në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”. Për një periudhë të shkurtër ajo ka qenë edhe deputete, por mandati i saj u ndërpre për të kandiduar për bashkinë. E lindur në Sofje të Bullgarisë, Mersini njihet për profesionalizmin në fushën e shëndetësisë dhe për përfshirjen e saj aktive në jetën komunitare të Vlorës.

Berat – Ervin Ceca

Në Berat, fitues është Ervin Ceca, i lindur në Berat në vitin 1981, i diplomuar në Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, Itali. Ai ka një karrierë të gjatë në sektorin bankar, duke shërbyer si Zëvendësdrejtor i Degës Berat dhe më vonë si drejtor i Degës Berat në Fibank Albania. 

Tepelenë – Gramos Sako

Në Tepelenë, kryebashkiak u zgjodh Gramos Sako, ish-oficer i lartë i Ushtrisë Shqiptare dhe ish-komandant i Gardës së Republikës nga 2013 deri në 2024. Sako ka mbi dy dekada përvojë në sigurinë dhe menaxhimin publik. Ai ka gjithashtu diplomë në E Drejtën Penale dhe ka kryer trajnime të avancuara në fushën e rendit dhe sigurisë publike. I lindur më 19 janar 1971 në Tepelenë, Sako është i martuar dhe ka dy vajza, dhe njihet për lidhjen e ngushtë me komunitetin lokal.

Mat – Altin Bojni

Në Mat, kryebashkiak u zgjodh Altin Bojni, me profesion financiar dhe aktualisht drejtor i Shëndetit Publik. Ai ka shërbyer më parë si drejtor i Postës dhe drejtor i Burgut të Burrelit. Bojni u propozua nga Asambleja e PS-së së Matit dhe u miratua nga Kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet e parakohshme. Ai merr drejtimin e bashkisë pas dorëheqjes së Agron Malajt, i cili u zgjodh deputet në maj 2025.

Cërrik – Florenc Doka

Në Cërrik, fitues është Florenc Doka, i lindur më 8 qershor 1976 në Cërrik dhe banor i lagjes nr. 2. Doka është diplomuar për Jurisprudencë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe ka marrë titullin Avokat në vitin 2008. Ai ka një karrierë të gjatë në administratën publike, duke përfshirë poste si Zëvendës Kryetar i Bashkisë Cërrik, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Cërrik, si dhe drejtues i institucioneve ligjore dhe të sigurisë si IEVP Peqin. I njohur për afërsinë me komunitetin dhe njohjen e thellë të problematikave lokale, nga ajo që ka shprehur Doka pritet të fokusohet në transparencë, zhvillim urban dhe përmirësim të shërbimeve publike.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11