Mes koalicionesh partiake para zgjedhjeve të 11 majit Arilnd Qori i cili drejton Lëvizjen “Bashkë” ka vendosur të konkurojë i vetëm në këto zgjedhje. Dorëzimi i listave nga partitë kryesore në vend është bërë në limit të kohës, partia e Arlind Qorit ka qenë ndryshe nga të tjerat duke e dorëzuar listen e saj gjashtë ditë para afatit të caktuar. Sipas Qorit Lëvizja “Bashkë” nuk është përpjekur të përfitojë nga spekulimet politike apo minutat e fundit për pazar, por ecën drejt aspiratave për një Shqipëri të drejtë dhe të jetueshme.

“Aq të pamësuara janë pjesa më e madhe e mediave me një parti që i dorëzon kandidaturat për deputetë gjashtë ditë përpara afatit, saqë një pjesë syresh vetëm sot kanë vendosur të publikojnë lajmin për kandidatët e Lëvizjes BASHKË. Ne nuk e shqyejmë njëri-tjetrin për t’u bërë deputet. As presim minutën e fundit për pazarin çudibërës. Ecim shpinëpapërkulur drejt aspiratave për një Shqipëri të jetueshme e me drejtësi.”– u shpreh Qori në një postim në “Facebook”.

Lista e Lëvizjes “Bashkë” vijon si më poshtë

Tiranë – Redi Muçi, inxhinier/pedagog.

Fier – Mirela Ruko, sociologe.

Durrës – Artan Kacani, arkitekt-urbanist.

Elbasan – Oltion Fociro, gjeo-informaticien/pedagog.

Shkodër – Gabriel Rakaj, inxhinier fizike.

Vlorë – Ilir Zoto, avokat.

Korçë – Petro Lubonja, menaxher.

Berat – Elio Shyti, programues IT.

Kukës – Alban Metallari, inxhinier/kërkues shkencor.

Lezhë – Emiljando Kita, politolog.

Dibër – Besian Kica, fermer.

Gjirokastër – Klevis Bedaj, programues IT.

Një tjetër parti e cila ka dorëzuar listat e saj pranë KQZ-së është edhe “Nisma Shqipëria Bëhet”, e udhëhequr nga Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj. “Listat e mbyllura të Nismës Shqipëria Bëhet janë të përbëra nga prindërit dhe familjarë të kandidatëve si garanci për listat e hapura. Të gjithë anëtarët e kryesive të koalicionit tonë garojnë në listë të hapur, përfshirë dhe kryetarët. Lista e hapur do të thotë që nuk ka rëndësi renditja e kandidatit. Në fund renditja do të bëhet sipas votave që merr secili.”-thotë Lapaj në një postim në “Facebook”.

Në listën e Tiranës kryeson Ana Dajko dhe pas saj vijnë Livia Starvri dhe Kleana Xhuveli. Tirana është qarku me më shumë kandidatë, e pas saj vjen Fieri.

Lexo këtu listën e plotë të “Nismës Shqipëria Bëhet”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11