Ministrja Olta Xhaçka momentalisht gjendet në një moment kritik pasi po diskutohet heqja e madatit, për shkak të marrjes së statusit “investitor strategjik” të bashkëshortit të saj kur në të njëjtën kohë u bë edhe meme në rrjetet sociale prej deklaratave në studio televizive për njerëz nga “mali” që s’duhej të vinin çadrat në bregdet (lexo këtu).

Në një kohë kur interesi është i lartë sidomos mbi pronat që po iu jepen privatit, Open Data ka bërë një analizë të detajuar mbi listën e tokave shtetërore që ju dhanë investitorëve “për 1 Euro”. Pjesa kryesore e të cilave të dhëna në kohën e Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas këtij artikulli, Qeveria Shqiptare i ka dhënë gati 1.56 milionë metër katror tokë investitorëve në të gjithë vendin, nëpërmjet Programit “Shqipëria 1 Euro”. Po ashtu tregohet cilët janë investorët, cili ka përfituar më shumë sipërfaqe, kush ka investuar më shumë.

Interesant është fakti se nga këto, 904 mijë metër katror janë prona shtetërore të administruara nga Ministria e Mbrojtjes apo ish-Zona Ushtarake. Pronat janë kryesisht në zonat e Tiranës, të tjera në Sarandë, Gramsh dhe Berat. Ju ftojmë të lexoni artikullin e plotë në Open Data Albania.

Leave a Reply

  • (not be published)