

Në 9 vitet e fundit, “Fusha Shpk” duket të jetë kompania e cila ka fituar pjesën më të madhe të tenderave të qeverisjes lokale.
Nga 61 bashkitë e vendit, duket nisur nga korriku i vitit 2015 e deri më sot, “Fusha Shpk” ka fituar 68 tendera me një vlerë totale fituese mbi 6 miliardë lekë. Këto janë të dhënat që na zbulon “Open Data”. Këto tendera të kompanisë Fusha janë fituar në 3 bashki të vendit: Tiranë, Vorë dhe Roskovec. (Në bashkinë e fundit vetëm 2 tendera).

Në vend të dytë kemi kompaninë “Salillari Shpk”, të shpallur fituese në 32 tendera në 11 bashki të ndryshme të vendit. Vlera totale e shpallur fituese është mbi 4.5 miliardë lekë.

Kontraktori i tretë më i madh është “GPG Company Shpk”. Fituese e 41 tenderave në 17 institucione tenderuese (bashki), më shumë se kompania e lartpërmendur por me një vlerë totale pak më të ulët: Rreth 3.3 miliardë lekë.

Të katërtën në renditje kemi “4A-M Shpk”, fituese e 28 tenderave në 12 bashki të vendit me një vlerë totale mbi 2.56 miliardë lekë.

Në vend të pestë kemi “CURRI Shpk”, e cila shumë afër qëndron me sishoqen e saj të lartpërmendur, pasi është fituese e 23 tenderave në 11 bashki të ndryshme, me një vlerë totale fituese që shkon rreth 2.52 miliardë lekë.

Për më shumë mund të klikoni këtu. Nëse në këtë grafik zgjidhni një nga shoqëritë, përshembull “Fusha shpk” si e para në renditje, kur klikon mbi të të del lista e plotë e tenderave të kësaj shoqërie.



