
Në prag të zgjedhjeve, disa prej partive politike kanë parë si mundësi koalicionet mes tyre për të bashkuar fuqitë në zgjedhjet e 11 majit. KQZ-ja njoftoi koalicionin e Partisë Demokratike që u bashkua me partinë e Metës dhe 24 parti të tjera. Koalicioni është quajtur “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore“. Ndryshe nga bashkëpunëtorët e përhershëm të Berishës, këto zgjedhje krah tij janë renditur dhe parti të tjera që rezultojnë të jenë shumë pak të votuara. Pjesë e këtij koalcioni është Kujtim Gjuzi me partinë e tij “PKKA”, Kostaq Papa me partinë “Partia Emigracioni Shqiptar”, si dhe Gjet Ndoj i cili drejton “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare” dhe disa parti të tjera. Shpëtim Idrizi, drejtuesi i “Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU)” pranoi vetëm një orë para vendimit zyrtar të dorëzimit të koalicioneve, për shkak të kushtëzimit në pjesëmarrjen në koalicion ku Partia Demokratike ofron vetëm një mandat.
Gjithashtu një koalicion tjetër përfshin Enkelejd Alibeajn me partinë “Grupimi Djathtas 1912″ dhe Dashamir Shehin që drejton “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK)”. Koalicioni është emërtuar “Djathtas për Zhvillim”.
Edhe dy partitë e reja, Lëvizja “Shqipëria bëhet” me drejtues Adriatik Lapajn dhe “Nisma thurje” nga Endrit Shabani. Ky koalicion do të mbajë emrin “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe drejtuesi do të jetë Adriatik Lapaj. Logoja e koalicionit do të vazhdojë të jetë ajo e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.
“Po bëhen bashkë të rinj që ka synim për t’i dhënë fund tranzicionit dhe për ti dhënë shpresë Shqipërisë. Për të fuqizuar shtresën e mesme që duan të shohin të ardhmen e tyre këtu, veçanërisht ët rinjtë që për shkak të mënyrës si është qeverisur Shqipëria nuk e shohin të ardhmen në shtëpinë e tyre. Duam ta kthejmë këtë shpresë dhe t’i mbajmë këtu ata të rinj. Ne jemi bërë bashkë se besojmë se Shqipëria bëhet dhe do ta bëjë brezi i ri.“- tha Shabani gjatë deklaratës për mediat.
Ndërsa afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ është më 12 mars, partitë që do të garojnë janë 31 të ndara në 3 koalicione, ndërsa 22 të tjera do të garojnë të vetme. “Partia Socialiste”, “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, e drejtuar nga Tom Doshi, “Mundësia” nga Agron Shehaj, “Lëvizja Bashkë” nga Arlind Qori, si dhe partia e re e Lulzim Bashës kanë vendosur të garojnë të vetme.
Lëvizja “Shqipëria Bëhet“ dhe “Nisma Thurje” zyrtarizojnë koalicionin e tyre në zgjedhjet e 11 majit Koalicioni do të quhet “Nisma Shqipëria Bëhet” me drejtues Adriatik Lapajn.
Posted by Gogo.al on E premte, 28 shkurt 2025


