Partia Demokratike zhvilloi këtë të diel mbledhjen e Kryesisë, ku u diskutuan rreth çështjeve që lidhen me organizimin e brendshëm të partisë dhe proceset e ardhshme në strukturat e saj. Në fokus të diskutimeve ishte kalendari i zgjedhjeve në degët e partisë, mbledhja e forumeve drejtuese dhe nisja e një procesi për rishikimin e statutit. Mbledhja vjen në një moment kur PD-ja po përgatitet për disa procese të brendshme organizative që pritet të përcaktojnë drejtimin e partisë në muajt në vijim. Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Osman Stafa, gjatë mbledhjes është vendosur që zgjedhjet në degët e PD-së në të gjithë vendin do të përfundojnë deri më 30 prill. Ndërkohë, Kryesia ka përcaktuar edhe kalendarin për proceset e tjera brenda partisë. Më 23 maj do të zhvillohet zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike, ndërsa Kuvendi Kombëtar do të mblidhet më 6 qershor.

Gjatë mbledhjes është vendosur gjithashtu krijimi i një grupi pune për rishikimin e statutit të partisë, i cili do të drejtohet nga Gazment Bardhi. Në përbërje të këtij grupi do të jenë Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Elda Hoti, Keltis Kruja, Adriana Kalaja, Marash Logu dhe Franc Nuri. Ky grup pritet të punojë për propozimet e ndryshimeve në statut, të cilat më pas do të diskutohen në forumet drejtuese të partisë.

Ndërkohë, për zhvillimet brenda PD-së ka reaguar edhe Ervin Salianji. Në një reagim në rrjetin social “X”, ai kritikoi ndryshimet e mundshme në statut, duke theksuar se opozita nuk duhet të ndjekë të njëjtin model që kritikon te qeveria. “Partia Demokratike nuk mund të hapë rrugë për ndryshime të njëanshme në Kushtetutën e partisë dhe në Statut. Neni 46 është i qartë dhe i sanksionuar. Çdo veprim që imiton modelin e Ramës nuk është zgjidhje, por uzurpim”, u shpreh Salianji.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11