Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit sot për herë të parë në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar ankimin e tij kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra. Veliaj nisi fjalën e tij me emocione të forta, duke përshkruar përjetimin e tij gjatë 9 muajve pas arrestimit dhe duke kërkuar të mbrohej jo vetëm për veten, por për demokracinë dhe besëlidhjen me qytetarët e Tiranës.

“Beteja ime për t’u dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese, për të dëgjuar se çfarë kam bërë, që jam rrëmbyer nga zyra, ku më kanë zgjedhur qytetarët, dhe jam mbyllur në një qeli me regjim burgosjeje më të rëndë se vrasësit serialë.”– tha Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se askush nuk ka të drejtë të ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri para afatit, përveç rasteve të shkeljeve të rënda të Kushtetutës ose ligjit. Ai nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së mandatit popullor si një lidhje të shenjtë midis qytetarit dhe të zgjedhurit të tij: “Ky mandat nuk është i imi. Ky mandat është një besëlidhje publike, një kontratë që qytetarët e Tiranës ma kanë dhënë me vullnetin e tyre të lirë. Kjo besëlidhje është nderi i jetës sime dhe do ta mbroj deri në fund.”

Veliaj kundërshtoi gjithashtu argumentin e shkarkimit për mungesë tre mujore në detyrë, duke e cilësuar atë si një “fyerje të rëndë” që erdhi nga bashkëpunëtorët e tij dhe si një padrejtësi e dyfishtë: një dënim ndaj tij dhe një përçmim të ligjit dhe të demokracisë. Ai theksoi se: “Mund ta burgosësh një njeri, por nuk mund të burgosësh të vërtetën e tij. Mosprezenca ime nuk ishte zgjedhje, por u imponua nga shteti.”

Veliaj përfundoi fjalën e tij duke kërkuar drejtësi kushtetuese dhe duke paralajmëruar se nëse mandati popullor bie pre e vendimeve politike, atëherë demokracia në vend do të dobësohet, zgjedhjet do të humbin kuptimin dhe sovraniteti qytetar do të zëvendësohet nga arbitrariteti i pushtetit.

“Ky nuk është prezumim pafajësie, por prezumim fajësie, dhe aty ku pafajësia zëvendësohet nga paragjykimi, drejtësia pushon së ekzistuari. Unë nuk jam sot këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj. Vij për të kërkuar drejtësi kushtetuese.”

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në ditët në vijim nëse do të pranojë ankimin e Veliajt dhe do ta rikthejë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës, apo do të lërë në fuqi vendimin e qeverisë.

Seanca e sotme u shfaq jo vetëm si një çështje individuale, por si një test për demokracinë dhe respektimin e mandatit popullor në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7