Emri i gazetarit Milaim Zeka është përfshirë në dosjen ndaj agjentit Fatmir Sheholli. Dyshohet se Zeka ka paralajmëruar në profilin e tij “Pa rrotulla” disa audo-inçizime dhe transkripte bisedash. Në to pretendohet se dëgjohen zyrtarë të Ministrisë për Komunitetet dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Në dosjen e aktakuzës së qeverisë thuhet se materialet ishin siguruar nga Fatmir Sheholli në bashkëpunim me një prej zyrtarëve të BIA-s serbe Bojan Dimiq.

Sipas prokurorisë qëllimi ishte kompromentimi i ministrit Nenad Rashiq dhe disa prej nëpunësve të ministrisë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025. Dyshohet se Sheholli ia dorëzoi këto materiale gazetarit Milaim Zeka për publikim, duke i dhënë edhe 1000 euro. Pas dorëzimit të eurove Sheholli do ndiqte procesin nëse materialet do publikoheshin. Sipas porosisë, më 1 tetor 2025 Sheholli i përcolli Zekës kërkesën e zyrtarit të BIA-s që publikimi të bëhej më herët. “Më tha ai shoku (Dimiq) veç thuj ma herët qite mos i vono si prom.” Po sipas dosjes, Milaim Zeka i përgjigjet: “Hajt bre thuj atij mos mu përzi, thuj ka thonë Mili mos mu përzi se nuk i qes hiq, qetash gjysë orë në Klan Kosova ja kushtoj qetyne seneve.”, janë disa prej bisedave të zbardhura nga prokuroria.

Zeka është informuar nga Sheholli se materialet vinin nga një ish-punonjës i GIZ-it. Sheholli pretendon se Zeka i kishte kërkuar 3-4 mijë euro për përkthim, editim dhe publikim të materialeve. Sipas Prokurorisë, në këto komunikime ai pranon se në Mitrovicën e Veriut kishte marrë një usb, transkripte dhe 5 mijë euro, materiale që më pas, sipas deklarimit të tij, ia dorëzoi Milaim Zekës së bashku me 1 mijë euro për publikimin e tyre.

I pyetur nga TV “Dukagjini”, gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se 1000 euro i ka marrë për përkthimet që Sheholli i ka dëshmuar në polici dhe këto para ia ka kthyer mbrapsht. “Gjatë bisedës me Fatmirin, i kam thënë nuk e njoh gjuhën serbe dhe duhet me i marrë dhe t’i përkthejmë. Tash, po të them për herë të parë, që ato 1 mijë euro kanë qenë për përkthime, që ky vet e deklaron. Që ditën e parë kur më ka marrë në pyetje policia, që i kam marrë 1 mijë euro, të cilat ia kam kthyer Shehollit para arrestimit. Pasi përkthyesi nuk ka pranuar pagesë. Ia kam dhënë paratë një personi të afërt të Fatmirit”, deklaroi gazetari.

Më tej ai ngriti pytetjen se si ka mundësi që AKI-ja i ka dhënë 600 mijë euro Fatmir Shehollit me dokumente. “Është provuar me dokumente, e ka botuar Jeta Xharra”, tha ai. Zeka vijon: “Pse sot përmendemi ne, unë dhe vllezërit e Hashim Thaçit? Aksidentalisht përmendemi ne në të gjitha portalet në akt-akuzën e Fatmir Shehollit? Zeka pyet se pse Fatmir Sheholli nuk u arrestua në momentin kur doli nga banesa në momentin kur zbriti nga shkallët? “Pse nuk u arrestua një spiun kaq i madh që paska qenë në ora 3 të natës nga Forcat Speciale”, tha ai. Zeka hedh dyshime se pse Sheholli u arrestua në mometin kur po pinte kafe me të dhe një person tjetër në hollin e hotel “Prishtinës”. Ai sqaron se ndodhej aty për të pritur për kafe këngëtaret Irma Libohova dhe Eli Fara.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14