Policia zbarkon në Pishë Poro në Nartë gjatë protestës së organizatës mjedisore Për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe një grupi banorësh e aktivistësh. Ata janë ngritur kundër punimeve në këtë zonë të mbrojtur. Akuzat e tyre u drejtohen direk institucionet për mungesë transparence dhe shkelje të standardeve mjedisore. (PPNEA) dhe organizata gjermane EuroNatur deklarojnë se projekti po zbatohet pa informim publik dhe pa dokumentacion të aksesueshëm për qytetarët dhe grupet e interesit.

Foto credits: PPNEA

PPNEA shkruan se: “Vijon masakra. Brigada e paidentifikuar e ekskavatorëve dhe mjeteve të rënda me zinxhirë vijojnë asgjësimin e Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro-Nartë. Autoritetet kanë braktisur territorin që duhet të mbrojnë, duke e lënë në mëshirën e zinxhirëve dhe zhavorrit që po zëvendëson vegjetacionin”. Sipas tyre zona më e rëndësishme për jetën e egër në Pishë Poro-Nartë po grabitet në mënyrë banditeske dhe pa asnjë njoftim.

Foto credits: PPNEA

Organizatorët e protestës u kanë thirrje Inspektoriatit Qendror, Policisë së Shtetit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të ndalojnë masakrën. Pedagogu e aktivisti Ervin Goci shprehet se në Nartë kishin gjetur rreth 600 ha të rrethuara, por asnjë roje “Kishin ikur si lepuj”, shkruan ai. “Kaq e ligjshme eshte e gjithe gjeja, sa nuk del njeri, a firme, a logo, a ku di une qe te dale e te nxjerre nje cope leter. Procedura eshte e thjeshte, leshojme hordhite si faze e pare qe te shqyejne terrenin, te presin çfare duhet prere, gjoja me leje paraprake, e pastaj dalin kriminelat me kollare qe te hedhin firmat”, shton Goci i cili thekson se: “Në këtë fazë është e qartë se asnjë nuk e do koston penale të shkatërrimit”.

Video credits: Sokol Çunga

Aktivisti Sokol Çunga, në një video tregon praninë policore kur protestuesit në mënyrë simbolike kanë shembur një pjesë të gardhit, por vë në dukjen mungesën e tyre kur ai gardh është ngritur nga subjekte ende të padeklaruara. “Qytetarët shembën simbolikisht një copë gardh në Pishë-Poro në simbol të protestës me fjalë dhe prani. Policia nuk erdhi kur u ndërtua gardhi, erdhi kur u prish. Shteti dhe institucionet, sot më qartë se kurrë dhe më lakuriq se kurrë, nuk punojnë për vendin, për komunitetin, për Shqipërinë. Kështu nuk shkon më!” shkruan Çunga.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11