Një pakënaqësi për mënyrën e parkimit të automjeteve në Vuno të Himarës, të pasuar nga masa administrative për vizitorët u shndërrua në mollë sherri mes analistit Arjan Konomi dhe Kryeministrit Rama që ndodhej në fshatin turistik bashkë me familjen e tij. Analisti Konomi në një video të publikuar në rrjetet sociale pretendon se policia ka gjobitur masivisht vizitorët dhe turistët në fshatin që ngrihet përballë detit Jon dhe gjatë shëtitjes ka konstatuar automjetin e kryeministrit të parkuar, sipas tij në mënyrë të gabuar. I revoltuar nga standardi i dyfishtë i policisë, Arjan Konomi u konfrontua verbalisht me Edi Ramën, i cili ndodhej në një kafene me bashkëshorten Linda Rama dhe djalin e tyre të mitur. Rasti u pasua me shoqërimin e Konomit në komisariat, i cili pretendon se çdo gjë u krye në kundërshti me ligjin dhe se është dhunuar nga truprojat e kryeminstrit.

“Kisha dalë të mblidhja fiq, kur pashë se makina e kryeministrit ishte parkuar pas tabelës që e ndalonte këtë veprim, po ashtu edhe makinat e eksortës. Nisa të bëja një video dhe t’i thoja policisë pse nuk e gjobisni edhe kryeministrin dhe makinat që e shoqëronin, siç gjobitët mjetet e tjera të qytetarëve. Në atë moment kryeministri më thirri dhe u afrova, më tha ulu dhe e pyeta sesi do t’ia bëjmë ne këtu me parkimin, pse nuk bëni një parking, pse duhet të marrim gjoba. I shpreha shqetësimin, nuk përdora fjalë ofenduese. Zonja Linda m’u kthye keq, më ofendoi.”, thotë Konomi në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Menjëherë pas publikimit të videos denoncuese nga Konomi, ka reaguar edhe Edi Rama, i cili ka publikuar një tjetër video, ku analisti shfaqet duke debatuar me të dhe tenton ta godasë me fiq.

“JA QË PËR FAT TË MIRË KA EDHE NJË VIDEO TJETËR, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës – ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar. Fatmirësisht këtë herë ka një video demaskuese të gënjeshtrës, po imagjinojeni se sa herë të tjera gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën nëpër pasqyrat ku kujtojmë se informohemi”, shkruan Kryeministri Rama.

Për përplasjen mes Konomit dhe Ramës ka reaguar edhe kreu i opozitës, Sali Berisha i cili shkruan se dënon me forcën më të madhe dhunën dhe arrestimin brutal të Z. Konomi, duke u bërë thirrje organizatave ndërkombëtare të mbrojtjes së mediave të dënojnë aktin ndaj gazetarit dhe lirisë së tij.

“Ja pse e arrestoi Edi Rama publicistin dhe gazetarin e mirënjohur dhe guximtar Arjan Konom,i i cili në krye të detyrës i tha se kryeministri duhet të zbatojë ligjin! Dënoj me forcën më të madhe dhunën dhe arrestimin brutal të z. Konomi. Ftoj organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së mediave të dënojnë jëtë akt kriminal ndaj gazetarit dhe lirisë së tij”, shkruan Berisha.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13