Para një viti, kryeministri Edi Rama vendosi të mbyllë platformën TikTok në Shqipëri, duke argumentuar se kjo ishte një masë e domosdoshme për të garantuar sigurinë e përdoruesve, veçanërisht të fëmijëve dhe adoleshentëve. Vendimi u mor në kuadër të shqetësimeve për përmbajtje të dëmshme dhe sfida të privatësisë së të dhënave, duke e cilësuar platformën si një rrezik për shëndetin mendor dhe edukimin e të rinjve. Mbyllja u prit me reagime të ndryshme, disa e panë si një masë të vlefshme, ndërsa të tjerë e panë si një vendim radikal dhe joefektiv. Megjithatë, për shumicën e përdoruesve, mbyllja nuk rezultoi efektive. Shumë shqiptarë gjetën mënyra alternative për të përdorur TikTok-un, kryesisht përmes VPN-ve dhe mjeteve të tjera teknologjike që lejonin qasje të paautorizuar.

Një vit më vonë, TikTok-u u rihap sërish në Shqipëri. Kryeministri Rama e komentoi rikthimin duke theksuar se përdorimi i platformës nuk duhet parë as si fitore e as si kërcënim apokaliptik, por si një mundësi për të vendosur mekanizma sigurie dhe për të ndihmuar edukimin digjital të përdoruesve. Rama nënvizoi se platforma tashmë kishte vendosur masa shtesë për të mbrojtur të dhënat dhe për të kufizuar qasjen e të rinjve nën moshën 16 vjeç. “Vendimi i Këshillit të Ministrave për të hapur TikTok-un nuk është tërheqje apo dorëzim, por rezultat i një procesi serioz rishikimi. Janë vendosur mekanizma të rinj sigurie dhe filtra për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë, duke siguruar kontroll më të madh pa qenë censure,” u shpreh Rama në podkastin e tij “Flasim”.

Isa Myzyraj, në një seance gjyqësore mbi filtrat, përballë pyetjes “A mendoni se Shqipëria ka kapacitete teknike për të vendosur filtra vetëm për fëmijët nën 16 vjeç?” duke bërë krahasimin ironizues me ministren “Diella” të krijuar me AI, theksoi se Shqipëria tashmë pritet të ketë kapacitete teknologjike të mjaftueshme për të implementuar masa që kufizojnë qasjen e fëmijëve, duke e konsideruar këtë sfidë më të vogël krahasuar me përparimet e mëdha teknologjike që po ndodhin. “Përgjigja ime: Shqipëria është një vend me zhvillim galopant të teknologjisë. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, ne kemi prodhuar një ministre artificiale. Ndaj mendoj, zonja gjyqtare, që filtrat për TikTok janë gjë minore në krahasim me revolucionin teknologjik që ne kemi,” shkruan Myzyraj në profilin e tij në “Facebook”.

Megjithatë, lind pyetja: a ka lidhje kjo rihapje me zhvillimet ndërkombëtare dhe interesat strategjike të SHBA-së? Pak ditë para vendimit për rikthimin e TikTok-ut në Shqipëri, u finalizua marrëveshja mes ByteDance dhe investitorëve amerikanë, duke krijuar një ndërmarrje të përbashkët në pronësi amerikane që do t’i ruajë të dhënat në SHBA dhe do të shmangë mbylljen e aplikacionit në vendin e përdoruesve amerikanë. Kjo marrëveshje, që u mbështet fuqimisht nga Donald Trump, vendos dega amerikane të TikTok-ut nën kontrollin e investitorëve amerikanë, duke ndryshuar mënyrën se si platforma menaxhon të dhënat dhe algoritmet.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10