Nëse presidenti nuk zgjidhet deri në mesnatë, Kosova do të përballet me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Kështu u shpreh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të posaçme, pak orë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit. Kurti zgjodhi ta komunikojë publikisht këtë gjë, pasi Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar të ulet në tryezë diskutimesh, duke e çuar vendin në një ngërç të vazhdueshëm politik. Sipas Kurtit, zgjedhja e presidentit deri para mesnate do t’i shërbente gjithë procesit që po ndiqet edhe për katër ish-komandantët e UÇK-së që u dënuan në total nga Gjykata Speciale e Hagës me 81 vite burgim në total, me argumentin se iu duhet një strategji kombëtare.

“Por, të dyja i kalojnë të gjitha partitë. Për katër të dënuarit në Shkallë të Parë, ne besojmë për korrigjim në Apel në njërën anë, dhe në anën tjetër na duhet një strategji kombëtare. Apeli është aktualisht shumë i ngutshëm, andaj pa president sot, për muaj të tërë, Kosova është pa institucione, andaj duhet ta heqim këtë presion dhe ta kemi vëmendjen dhe mendjen të mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së”, deklaroi Kurti.

Pas deklaratës së kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti ka reaguar edhe kreu i PDK-së Bedri Hamza, i cili tha se partia e tij vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë, pasi së pari duhet të kalojnë edhe në lexim të dytë ndryshimet e propozuara në ligjin për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Duke folur në një konferencë për media pas ofertës së Kurtit për votimin e Bekim Sejdiut për president fillimisht, para kalimit të ndryshimeve në ligjin në fjalë, Hamza tha se kërkesa e tyre nuk mund të lidhet me zgjedhjen e presidentit të ri.

“Për ne, radha e gjërave është e qartë. Kemi thënë: së pari ligji në dy leximet. Nuk ishte ofertë, por një lloj detyrimi. Pa marrëveshje, pa bisedime, ‘ejani votojeni këtë kandidat, ky është kandidati, m’i sillni votat. Për shkak të projektit politik të Vetëvendosjes vendi po shkon në zgjedhje. Do të jetë kosto për qytetarët e Kosovës dhe Kosovën. E keqja është se kanë bërë veprime të qëllimshme dhe të planifikuara, pa dashur rezultat. Nuk kanë pasur qëllim t’i kalojnë ndryshimet në ligj në dy lexime”, theksoi Hamza.

Deklarata e Hamzës erdhi pasi Kurti tha se nëse PDK-ja zotohet se jep të paktën gjysmën e votave për zgjedhjen e Sejdiut, partia e tij do t’ia kalojë ndryshimet e propozuara në ligjin për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18