“Palloshi i gjatë” është togfjalëshi që ka zbuluar etiketimin që zv.kryeministrja Belinda Balluku përdorte me të besuarit e saj për kryeministrin Edi Rama. Ky detaj pretendohet të ketë ketë dalë nga organi i hetimit sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Marrja e saj nën hetim nga SPAK-u ka zbardhur detaje nga përgjimi i bisedave me ish-kreun e ARRSH-së, Ervis Berberin, në arrest me burg për korrupsion. Në dosjen e Ballukut është pikasur kjo fjalë që si pjesë e bisedës që e ka kompromentuar duke e çuar në dyert e drejtësisë. Berberi ruante me screenshot dialogjet dhe i dërgonte te numri i bashkëshortes për t’i patur të sigurta. Hetimet kanë ruajtur konfindencialitetin e informacionit, por pjesë të vogla kompromentuese kanë rrjedhur me apo pa dashje është herët të thuhet.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka bërë publike mesazhet me komentin së Zv.kryeministrja Belinda Balluku e trajton shtetin sikur ta ketë oborrin  e shtëpisë së vet.

Pjesë nga komunikimi:

Balluku: Një pyetje

Berberi: Po

Balluku: Kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme nga 5 vite në 3???

Berberi: Kërkoi Pëllumbi të jetë 3 nga 5 vitet e fundit

Balluku: Po ç’ne? Kush e bëri kërkesën e KPP?

Berberi: Në kpp çfarë kërkese është bërë. Te takimi që patëm në dt 31 dhjetor me Artën dhe Pellumbin ai kërkoi që të jetë 3 nga 5 vitet e fundit. Sipas Vkm eksperienca duhet kërkuar tre vitet e fundit. Ndërkohë që ai s’e kishte dhe e lamë 3 nga 5 vitet e fundit. Po Arta më tha që e kishte diskutuar përpara takimit me Pëllumbin këtë gjë me ty.

Kjo ishte biseda e kapur që ka thelluar edhe më dyshimet dhe thirrjen e saj në prokurori për “Shkelje në tendera”. Berberi e Balluku kanë komunikuar për reduktimin e kërkesës për përvojën e kompanisë përfituese, nga 5 në 3 vite. Balluku pyet Berberin se pse ka ndodhur ky ndryshim, ndërsa Berberi sqaron se modifikimi është kërkuar nga Pëllumbi pas një takimi që kanë patur edhe me Artën. Sipas bisedës së publikuar nga Bardhi, ish-kreu i ARRSH-së thekson gjithashtu se Arta i kishte thënë se çështja ishte diskutuar më parë me Ballukun.

Zbardhen të tjera komunikime mes Ballukut e Berberit.

“Shqiptarja.com” publikon mesazhet në aplikacionin “Signal Private Messenger” më datë 01.10.2021 , në orën 10:52:

Belinda Balluku: “Ok Për pak nxjerr tunelin”.

Belinda Balluku: “Prit dhe pak”.

Evis Berberi: “Për tunel ok?”.

Belinda Balluku: “Po po, prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me sms”.

Evis Berberi:”Ok”.
Belinda Balluku: “Nxirre tunelin”.

Evis Berberi:”Ok. Për pak”

Evis Berberi: “Tuneli u nxorr Sapo”.

Sipas “Lapsi.al” në zyrat e qeverisë qanin hallet edhe deputetët e Partisë Demokratike. Në bisedat e vitit 2022 del emri i ish-deputetit Arbër Agalliu i cili ishte interesuar për tokat e tij.

Mesazhet e datës 27.01.2022, në orën 18:50:

Belinda Balluku: “Do të të marr për një takim Arbër Agalliu, dep i PD që ka një dy pyetje për dy toka që ka në Vlorë, një tek bypass dhe një në hyrje të autostradës. Qëndrimi shumë i dashur, shumë i mirë se është djalë qytetar.”
Evis Berberi: “Patjetër. E kemi patriot.”
Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ça bëjmë, të marrim lejen e ndërtimit nga bashkia, atëherë shprehemi.”
Evis Berberi:
“Ok. Ne japim mendim pasi ka marrë leje.”
Arbër Agalliu
: “Evisi si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj se je mirë. Belinda më dha nr. tënd. Kur të kesh mundësi doja të flisnim pak. Faleminderit.”
Evis Berberi: “Mirë, faleminderit. Kur të jemi në mbledhje më njofto.”Pas këtij mesazhi Evis Berberi ka telefonuar shtetasin Arbër Agalliu.
Arbër Agalliu: “Mirëmëngjes! Unë për pak jam aty. Jam në trafik poshtë digës.”
Evis Berberi: “Pa prob.”
Evis Berberi i shkruan Belinda Ballukut:
“Sa përcolla Agalliun.”

“BIRN” zbardh mesazhin që Balluku ia dërgon Berberit ku ajo përcakton fituesin e tenderit:

“Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë po të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shumë të tjerëve që ndodhen përqark nesh.” Ajo e sheh dështimin të papranueshëm e shton: “Do ishte një goditje e madhe për mua”. Sipas “BIRN-it” Balluku i kërkon vartësit të saj, Berberit të mos ketë takime, të mos japë premtime dhe që çdo vendim ta marrë në konsultim me të. Tenderi i tunelit të Llogarasë është diskutuar në shtëpi pasi dalin të tjera këmbime mesazhe konfidenciale mes Ballukut e Berberit.

Balluku i shkruan: “Në darkë o zemër!”

Zv.kryeministrja i lë takim mbrëmjen e 29 gushtit 2021, por ai e ka keqkuptuar e ka shkuar në mëngjes, ndërsa ajo e sqaron se duhet të shkonte në darkë. “Në darkë o zemër”, i drejtohet zv.kryeministrja Balluku. “Po futem në garazh. Hajde lart më mirë Shkalla H”.

Pas kësaj bisede më 30 gusht vjen takimi me 3 shtetasit turq që cilët ishin pjesë e kompanisë që fitoi tenderin e tunelit të Llogarasë.

“Shqiptarja.com” boton një pjesë të dosjes:

Në datën 28.08.2021, në orën 09:07-09:08, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “E shpëton erind situatën? Bën sens apo jo?”.

Në orën 09:08-09:12, Evis Berberi: “Sens bën po mos na hidhen në fyt pala tjetër.  Si fillim ta shtymë që t’i japim kohë vetes. “.

Në orën 09:29, Belinda Balluku: “Nesër në 8 tek unë, përballë me zyrën tënde”.

Në datën 29.08.2021, në orën 07:54, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Mgjs te Toni u ula”.

Në orën 07:54, Belinda Balluku: “Në darkë o zemër.

Në orën 07:54, Evis Berberi: “Hahahaahaahha”.

Në orën 07:54-07:55, Belinda Balluku: “Unë jam në Vienë Po lë Colin në shkollë Kthem në drekë”.

Në orën 07:55, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 19:56, Evis Berberi: “Unë mbërrita te Toni brenda u ula”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Erdha për pak”.

Në orën 20:26, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 20:26, Belinda Balluku: “Sorry se isha pak tek babi”.

Në orën 20:27, Evis Berberi: “Pa prob”.

Në orën 21:03, Belinda Balluku: “Po futem në garazh, Hajde lart më mirë, Shkalla H”.

Në orën 21:03, Evis Berberi: “Këtu jam Ok”.

**

Në datën 30.08.2021, në orën 12:08, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Kë kanë me vete?”.

Në orën 12:11, Evis Berberi: “Vetem tre turqiť”.

Në orën 12:17, Belinda Balluku: “OK”.

Shtetasit turq Ayhan Altun dhe Çagri Silahtaroglu (punonjës të “Shoqërisë së thjeshtë Intekar-ASL” që është krijuar në Shqipëri për zbatimin e kontratës) sipas të dhënave të sistemit TIMS kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 29 gusht 2021 dhe kanë dalë më 30 gusht 2021, në orën 15:33.

Dhe kreu i demokratëve Sali Berisha ka nxjerrë në rrjete sociale mesazhet e Ballukut me Berberin duke sqaruar se për kë flitet në to: “Miq, ju lutem lexojeni këtë shkëmbim mesazhesh midis Rahmetlije Ballukut dhe Ervis Berberit për të kuptuar rolin e Ramës në këtë aferë që ajo e cilëson: “atij k*urvës.”

Rrjedhja e sekretit hetimor (me apo pa dashje) nga prokuroria ka ngjallur gjithë lumin e debatit. “Palloshi i gjatë” dhe manipulimi me vjetërsinë e kompanisë në tender, janë një fije e asaj që rri brenda dosjes në ngarkim të Ballukut. Etiketimi “palloshi i gjatë” nuk vjen edhe aq ëmbël kur në fjalorin elektronik të shqipes ka kuptimin e një njeriu të trashë nga trutë.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11