Çfarë është “The Albanian Files”? Çfarë tregon ky libër për projektin e kryeministrit Edi Rama, zbatuar mbi pasuritë tona të përbashkëta? Si u takua Edi Rama me Jared Kushner dhe Ivanka Trumpin? Nervozizmi i lordit Nathaniel Rothschild, Sazani, Zvërneci dhe golemizimi i gjithë jugut të Shqipërisë.

Cilat ishin idetë e para mbi zhvillimin e vendit dhe turizmit dhe pse e la llogoren e mbrojtjes së trashëgimisë sonë të rëndësishme në Butrint? Një shikim në retrospektivë mbi transformimin e Edi Ramës dhe përuljen e tij përballë betonit, për shkak të dështimit me ekonominë në vend.

Në këtë pjesë të parë të dokumentarit flet Auron Tare, njohës i trashëgimisë dhe turizmit dhe një nga ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës, Fatos Lubonja, intelektual dhe një nga njohësit më të mirë të Ramës përgjatë dekadave, Doriana Musai, urbaniste që zbërthen gabimet në urbanistikë si dhe ambientalisti Joni Vorpsi e aktivisti Edison Lika.

Në dokumentar do të gjeni rrëfimet më të forta të arkitektëve të huaj të ftuar nga Rama, të cilët tregojnë deri edhe ndërhyrjet më të imta të kryeministrit jo vetëm në estetikën e godinave por edhe në kubaturën e materialet që këto godina duhet të kishin.


LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10