“Për shkak të kushteve të motit koncerti shtyhet për nesër. Shëndeti dhe siguria kanë prioritet”. Kanye West njoftoi fansat për shkaqet e shtyrjes së koncertit në stadiumin e qytetit Almati të Kazakistan. Këngëtari nuk ka mbajtur asnjeherë koncerte të mëdha në Kazakistan edhe pse e ka vizituar vendin kohë më parë. “Tengrinews.kz” bën të ditur se data e koncertit ishte njoftuar që më 17 korrik.

Stafi i artistit kishte sjellë me vete rreth 100 ton pajisje teknike, por edhe ato nuk e garantuan koncertin i cili u rrezikua nga reshjet e shiut dhe shkëputja e energjisë elektrike në disa zona. Sfera gjigante e skenës që krijonte imazhin e planetit u shfry dhe terreni u bë i lagësht duke ia vështirësuar këngëtarit qëndrimin në të. Ndjekësit që kishin blerë biletat kanë qëndruar në pritje deri në njoftimin nga Kanye West.

Lexo:https://gogo.al/sa-avione-zjarrshues-do-te-kishim-blere-po-mos-tia-jepnim-parate-nga-emergjencat-kanye-westit/

Përplasjet me klubin e futbollit “Kairat”

Organizimi i koncertit u shoqërua me debate të forta. Data 14 gusht ishte caktuar për ndeshjen e futbollit e vlefshme për Kupën e Europës në të njëjtin stadium. Skuadra e “Kairat” u detyrua të zhvendosej në një stadium tjetër. Drejtuesit e klubit shprehën edhe shqetësimin se montimi i skenës rrezikonte të dëmtonte fushën e stadiumit. “Kairat” u përball me UEFA-n dhe ata vendosën që ndeshja të zhvillohej në “Turkestan Arena”.

Koncerti YE mbahet sonte në Almati. Kanye West në fund të postimit të tij shkruajti: “Shihemi nesër”, duke siguruar se nuk do kishte anulim dhe biletat e prera nuk do u  ktheheshin agjencive. Turi koncertor i këngëtarit në Shqipëri nuk është mirëpritur nga kritikët. Për realizmin e tij u shpenzuar 4.3 milionë euro nga fondet publike.

Lexo: https://gogo.al/42-dite-protesta-per-largimin-e-edi-rames-ai-kujdeset-per-koncertin-e-kanye-westit/

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7