
Të dielën e 15 shtatorit, Trumpi ishte sërish në shenjestër ndaj një atentati, teksa luante në fushën e golfit. Autori i dyshuar është identifikuar si Ryan Wesley Routh, 58 vjeç dhe besohet të jetë personi që u qëllua nga agjentët e Shërbimit Sekret pranë vendit ku ish-presidenti po luante në kursin e tij ndërkombëtar të golfit në West Palm Beach në Florida të dielën.
Në shkrimin e “CNN-it”, të përshtatur nga gazetari Klodian Manjani, thuhet se Routh u pikas i fshehur në një gëmushë nga agjentët që po kontrollonin terrenin në fushën e golfit ndërsa ata qëlluan disa tij dtë paktën katër herë para se Routh të largohej me një makinë “Nissan” të zezë. Ai u ndalua pak minuta më pas nga policia që u vu në ndjekje pas identifikimit.
Për të lexuar më shumë klikoni: KËTU


