Hotel “Regina Palma” në Orikum u sulmua sot me armë, ndërsa pronari u godit me qytën e një arme në kokë. Konflikti lidhet me shantazhe të mëparshme ndaj pronarit Vasil Bedinaj, i cili pretendon se i kanë kërkuar 5 milionë euro, në të kundërt do t’i kanoseshin rreziqe të tjera.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, kur mbi 20 persona bashkë me pronarin e “Delta Group” Luan Muçaj, zbarkuan me 8 automjete të ndryshme pranë hotelit në Orikum, duke debatuar fillimisht me Vasil Bedinajn, ndërsa ngjarja përshkallëzoi deri në përdorimin e armëve.

Pas konfliktit të rëndë në hotelin e frekuentuar ende nga turistët, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Me marrjen e njoftimit për sulmin, shërbimet e policisë janë vënë në lëvizje, duke ndjekur pas njërin prej automjeteve. Përpjekja për arratisje e tre personave dështoi, pasi shoferi humbi kontrollin dhe mjeti u përmbys në rrugë. Për pasojë, të dy personat që ndodheshin brenda u plagosën, ndër ta biznesmeni Muçaj dhe më pas u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Personit tjetër nuk pësoi lëndime. Policia ushtroi kontrolle në mjetin e tyre, ku u gjet një pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, për të parë nëse është kryer qitje përmes saj.

Deri në këto momente, blutë e Vlorës kanë shoqëruar 10 persona, 3 prej të cilëve u lanë në qeli. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në çdo hyrje-dalje të Vlorës, për të bërë të mundur kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt të armatosur.

Njoftimi DVP Vlorë

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Me qenë se veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10