Kanadaja i ka premtuar Donald Trump-it se brenda 30 ditësh do të caktojë një “car” për fentanilin dhe do të shpallë kartelët e drogës si terroristë. Por çfarë ndodh nëse kjo nuk mjafton për të neutralizuar kërcënimet për tarifa nga SHBA-të?

Kryeministri Justin Trudeau dhe drejtuesit e biznesit kanadez u mblodhen të premten në Toronto për të diskutuar mbi kërcënimin ekonomik. Nëse Trump mund të qetësohet apo jo është pyetja që kanë të gjithë në mendje.“Nuk është e qartë për shumë njerëz për momentin se çfarë synon presidenti,”– tha ministri kanadez i burimeve natyrore dhe energjisë, Jonathan Wilkinson, pas tre ditësh takimesh në Uashington. “Edhe senatorët e lartë republikanë nuk janë të qartë për disa nga këto çështje.” Flavio Volpe, presidenti i Shoqatës së Prodhuesve të Pjesëve të Automjeteve në Kanada, thotë se do të paguante “çmim të lartë për të zbuluar, nga dikush, se cili është synimi përfundimtar.” “Loja aktuale është kaosi maksimal,”-tha Volpe, i cili do të marrë pjesë në samitin e së premtes.

Kanadaja, së bashku me Meksikën, fitoi këtë javë një shtyrje 30-ditore të tarifave. Edhe pse ka një ndjenjë lehtësimi midis liderëve politikë dhe të industrisë në Kanada që ky pezullim do të japë një mundësi, për të paraqitur prova që qetësojnë shqetësimet e Trump-it mbi kufirin ekziston një frikë e nënkuptuar se presidenti mund të përdorë sërish tarifat për të ndjekur qëllime të tjera të papërcaktuara.

“Këto 30 ditë janë të dobishme,” tha ministri i Mbrojtjes Bill Blair për “POLITICO.” “Para së gjithash, duhet të tregojmë jo vetëm qëllime të mira. Nuk mund të shpallësh thjesht disa gjëra – duhet t’i zbatosh ato.” Trudeau premtoi këtë javë se, përveç planit prej 1.3 miliardë dollarësh kanadezë për sigurinë kufitare të shpallur në dhjetor, Kanadaja do të caktojë për herë të parë një “car” për fentanilin dhe do të ndryshojë Kodin Penal për të shpallur kartelët e drogës si terroristë, do të sigurojë “monitorim 24/7 në kufi” dhe do të nisë një forcë të përbashkët dypalëshe për të luftuar krimin e organizuar, fentanilin dhe pastrimin e parave.

Trump-i e konfirmoi marrëveshjen në Truth Social, por la të kuptohet qartë se çështja nuk është ende e përfunduar. “Jam shumë i kënaqur me këtë rezultat fillestar, dhe tarifat e shpallura të shtunën do të pezullohen për një periudhë 30-ditore për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare ekonomike me Kanadanë,” shkroi ai. Në Otava dhe në rrethet korporative të Kanadasë po qarkullojnë teori mbi atë se si mund të duket një “marrëveshje përfundimtare ekonomike” dhe cili është qëllimi i vërtetë i Trump-it.

Është një lojë për bisedimet mbi “USMCA”

A është kjo një taktikë negociuese?

“Nuk na duhen ata për të bërë makinat tona. Nuk na duhen ata për të na dhënë dru.Nuk na duhen ata për produktet bujqësore, sepse kemi të gjitha produktet bujqësore që na duhen.”– tha Trump-i të hënën në zyrën Ovale. I emëruari për përfaqësuesin tregtar të SHBA-së, Jamieson Greer, konfirmoi në Komitetin e Financave të Senatit se ai planifikon të përshpejtojë bisedimet mbi USMCA, të cilat nuk pritet të fillojnë seriozisht deri më vonë këtë vit. “Që në fillim, pres që të shikojmë marrëveshjen USMCA,” tha Greer, duke shtuar se fusha të tilla si qasja në treg për produktet e qumështit nga SHBA në Kanada dhe produktet e misrit dhe energjisë nga SHBA në Meksikë do të jenë përparësi kryesore.

Është për të ardhurat

A janë tarifat thjesht një mënyrë për të gjeneruar të ardhura për arkën amerikane përmes Shërbimit të Jashtëm të të Ardhurave që propozon Trump? “Më së shumti, po,” thotë Candace Laing, presidentja e Dhomës së Tregtisë së Kanadasë. Ajo i tha “POLITICO” se beson se Trump-i po përdor tarifat për të mbledhur të ardhura që do t’i mundësojnë të zgjasë uljet tatimore të vitit 2017, të cilat skadojnë këtë vit. “Ne po spekulojmë, duke diskutuar se si t’i qasemi kërcënimeve të tarifave për çështje që nuk lidhen me tregtinë, si droga, emigracioni, apo rikthimi i vendeve të punës prodhuese.”-thotë Laing.

Është për prodhimin në SHBA

A është kjo pjesë e një agjende më të gjerë për të rikthyer bizneset në SHBA? “Ja çfarë dëshiron ai: para. Fuqi. Kontroll. Është kaq dinake dhe kaq e qartë,” shkroi të shtunën sipërmarrësja kanadeze Arlene Dickinson, anëtare e Këshillit Kanada-SHBA të Trudeau-s, për qëllimet e Trump-it.

Është për zinxhirët e furnizimit

A po përpiqet Trump-i të shkatërrojë përfundimisht zinxhirët e furnizimit të industrisë së makinave ndërkufitare? (Ai ka thënë shpesh se SHBA mund të prodhojë të gjitha makinat që i duhen në Detroit ose diku tjetër.) Apo po përpiqet të dobësojë Kanadanë aq shumë sa ta bëjë atë një shtet të 51-të të SHBA?

Trump nuk ka lënë asnjë dyshim se këto gjëra i ka në mendje, pasi është ankuar përsëri për deficitin tregtar masiv të SHBA me Kanadanë. “Ne paguajmë qindra miliarda dollarë për të SUBVENCIONUAR Kanadanë,” tha Trump të dielën në “Truth Social”. “Pa këtë subvencion masiv, Kanadaja nuk do të ekzistonte si një vend i qëndrueshëm.” Ai e shtoi këtë ide në postimin e tij të së dielës: “E vërtetë, por e ashpër! Prandaj, Kanadaja duhet të bëhet Shteti ynë i 51-të i Dashur. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje ushtarake shumë më e mirë për popullin e Kanadasë – DHE ASNJË TARIFË!” Trump-i përsëriti këtë mesazh të hënën në zyrën Ovale para gazetarëve, përpara se ai dhe Trudeau të shpallnin marrëveshjen për të pezulluar tarifat për 30 ditë.

Shënim: Ky artikull është pronësi intelektuale e “POLITICO”. Kliko këtu për të lexuar më shumë.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7