Një efektiv i Forcave të Armatosura u plagos gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë prej disa ditësh Mirditën. Burime për Gogo.al bëjnë me dije, se efektivi 28-vjeçar është plagosur gjatë kohës kur po furnizohej me ujë në autobotin zjarrshues, ku nga presioni i lartë i ujit tubi shpërtheu dhe një pjesë metalike e tij e goditi, duke e lënë të plagosur. Efektivi i plagosur u transportua me helikopter drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr aktualisht trajtimin e nevojshëm nga mjekët neurokirug, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Ende nuk dihet nëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, me pasojë plagosjen e efektivit të Forcave të Armatosura, ndërsa pritet të bëhet e ditur nëse autoboti zjarrfikës ka pasur defekt në tubin lidhës.

Mirdita mbetet ndër zonat më të prekura nga zjarret ditët e fundit, ku vijojnë të jenë aktive dy vatra në Shtanë-Tenë dhe në Shtuf, me një sipërfaqe të shkrumbuar që përllogaritet në rreth 15 hektarë. Lidhur me këto zjarre, Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 62-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht disa vatra zjarri në pjesë të ndryshme të pyllit.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13