Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kaloi një moment tensioni pas një diskutimi të nxehtë me gazetaren Klodiana Lala. Ata po debatonin mbi arrestimin e kryebashkiakut Veliaj dhe lidhjet e tij me artistët, kur gazetarja ndërhyri, ky moment tensioni u pasua nga një veprim i papritur nga Bushati, i cili i dha një goditje tavolinës me të dyja duar, para se të ngrihej dhe të largohej me nervozizëm nga emisioni. Pas disa kohësh, Bushati u rikthye sërish në programin e Rakipit, këtë herë për të diskutuar për çështje të tjera, duke përfshirë fundin e mundshëm të Veliajt dhe diskutimet mbi listat e PS-së dhe PD-së.

Këtë herë në emision Bushati u pyet për listat e Berishës dhe Ramës ku ka bërë një krahasim midis tyre. “Kemi dy karakteristika, Berisha ka bërë listë prej humbësi, njeriu që e di që nuk do të jetë,  duhen njerëz besnikë dhe ajo është listë besnikësh, nuk do të hapin probleme në të ardhmen. Rama është munduar të ketë fasadë ndryshimi. 25 deputetë nuk janë më dhe shumë të tjerë do të ikin nga listat e hapura. Pse i duhet Ramës ndryshimi? Jo se do marrë vota me fytyra të reja, por për të fshehur faktorët realë që vendosin zgjedhjet. Me maskën e Gjuzit në listë të mbyllur shihen përfaqësuesit e bandës, mediat që ka kapur për fyti dhe paratë që do të marrë nga oligarkët që ka mbajtur prej 12 vitesh në tavë. Ata janë vetëm fasada e një gjëje që e dinë të gjithë por nuk e shohim në vitrinë”, tha Bushati. 

Deklarata e Bushatit ndodhet në minutën 1:13:21-1:15:19.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13