Udhëheqësi britanik besonte se po komunikonte me shefen e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles. “Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, shkëmbeu mesazhe me një person që po shtirej si një nga këshilltaret më të afërta të Donald Trumpit”, u thanë “Politico-s” katër zyrtarë. “Kryeministri i ri britanik komunikoi me një person që paraqitej si shefja e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, përpara se të dyshonte se kontakti nuk ishte i ligjshëm”, thanë zyrtarët. “Ne nuk komentojmë çështje që lidhen me sigurinë kombëtare”, tha “Downing Street”. Një person i informuar mbi komunikimet tha se u shkëmbyen “disa mesazhe” pasi kryeministri hyri në “Downing Street 10”, por këmbënguli se ato “nuk kishin ndonjë rëndësi”.

“Ambasada britanike në Uashington ishte aq e shqetësuar për incidentin, saqë e ngriti këtë çështje me Shtëpinë e Bardhë”, thanë dy prej zyrtarëve. Ashtu si të tjerët në këtë artikull, ata folën në kushte anonimiteti për të diskutuar një çështje të sigurisë kombëtare. Brenda qeverisë britanike kishte shqetësime se telefoni i Wiles ishte hakuar sërish. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte. Vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë dhe FBI-ja nisën një hetim pasi senatorë, guvernatorë dhe drejtues të kompanive amerikane morën mesazhe dhe telefonata nga dikush që pretendonte se ishte shefi i kabinetit të Trumpit.

“The Wall Street Journal” raportoi se Wiles u kishte thënë bashkëpunëtorëve se kontaktet në celularin e saj ishin hakuar. Çfarë u diskutua në komunikimin me Burnhamin, dhe kur u dërguan mesazhet, këto mbeten të paqartë, ndërsa kontakti i gabuar u mbajt sekret me shumë kujdes. Burnham u bë kryeministër më 20 korrik, por ishte e qartë se ai ishte në rrugën për të pasuar Keir Starmerin që në momentin kur fitoi zgjedhjet e pjesshme në Makerfield, më 18 qershor.

Ky shkrim është në pronësi intelektuale të “Politico”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10