Nga Lutfi Dervishi

Po të gjykohet nga ajo që është parë deri tani, një nga veçoritë më interesante të kësaj proteste është se po sfidon shumë nga rregullat klasike të mobilizimit politik.

Nuk kanë liderë, por kanë drejtim; nuk kanë parti, por kanë kauzë; nuk kanë zëdhënës, por kanë qartësi. Nuk kanë media në krah, por kanë audiencë; nuk kanë fonde, por kanë vullnet; nuk kanë militantë, por kanë të rinj. Nuk kanë zyra, por kanë rrjete sociale; nuk kanë program politik, por kanë kërkesa të qarta.

Mbi të gjitha datëlindja e protestuesve është pas vitit 1990!

Kanë jetuar gjithë jetën në pluralizem dhe po protestojne kundër rezultateve të tij. Nuk është brezi që jetoi komunizmin, është brezi që proteston kundër tranzicionit.

Kjo nuk do të thotë se do të fitojnë patjetër, por shpjegon pse, pas gjashtë ditësh, protesta vazhdon të mbetet masive dhe të tërheqë vëmendje përtej numrave në bulevard.

Nga pikëpamja e analizës politike, forca e saj sot qëndron tek autenticiteti, ndërsa sfida kryesore është mungesa e një strukture që do ta kthente këtë energji në rezultate konkrete. Kjo është prova që e pret në ditët dhe javët në vazhdim…

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11