Shumë zhurmë dhe në fund asgjë! Kështu mund të përkufizohet e gjithë përpjekja e deputetëve socialistë Erion Braçe, Elisa Spiropali dhe Vullnet Sinaj, të cilët deklaruan se do të mbanin qëndrim kundër Reformës së re Territoriale, por bënë të kundërtën. Teksa Rama nuk po plotësonte dot kartonët për të kaluar Territorialen, tre deputetët thanë se do të mbështesnin vullnetin e qytetarëve, por fjala nuk zuri vend. Pak minuta përpara se të niste seanca maratonë, kryesocialisti mblodhi me urgjencë Grupin Parlamentar, ku dha ultimatum për të votuar, në të kundërt ata që do të bënin ndryshe, më mirë të iknin vet.

I vendosur në qëllimin e tij, Rama u largua nga salla e takimit, për t’u rikthyer në mesantë vetëm për të votuar. Vullnet Sinaj tha se ishte kundër, por sqaroi se brenda grupit socialist u zhvilluan dy votime: në të parin, ai votoi kundër reformës, ndërsa kur u vendos që ndarja e re territoriale të mbështetej nga grupi parlamentar, zgjodhi të respektonte vendimin e shumicës. 

Erion Braçe e konsideroi si momentin më të vështirë të karrieres së tij, ndërsa pak minuta para votimit theksoi se ishte kundër. Ai vet pohoi se në mbledhjen e Grupit të PS-së pati edhe debate me Ramën, ndërsa më pas deklaroi se “Rama është i dashuruar me pushtetin”. Sa i takon përjashtimit nga PS-ja, Braçe tha se nuk mund ta largonin ata që e kishin gjetur në parti. Megjithatë, qëndrimi i tij shkoi përundër fjalëve, zemërata shkaktoi reagime të shumta. Braçe zbërtheu mekanizmin e pushtetit të Ramës, por nuk pranoi të dilte përtej tij.

Përjashtimi nga grupi nuk do të thotë largim nga mandati. Kurrsesi nuk mund t’iu rrezikohej ajo për të cilën janë votëbesuar, vetëm se mbajtën një qëndrim politik ndryshe nga ai që diktoi Edi Rama. Shembullzuar kjo me rastin e Marjana Koçekut, e cila ishte e para në listën e mbyllur të socialistëve për Shkodrën, por lëvizjet e para kundër asaj që i kërkohej i nisi ende pa dalë deputete e pavarur. Braçe, Spiropali dhe Sinaj nuk janë në të njëjtën linjë me Koçekun, kjo për shkak të përvojës politike e jetësore. Ndër deputetët më jetëgjatë në Kuvend, Braçe në zgjedhjet e majit të 2025 arriti të siguronte në listë të hapur rreth 25 mijë vota, duke mos e konsideruar mandatin si dhuratë nga Rama. 

Ndryshe nga dy kolegët e saj, Elisa Spiropali nuk ka bërë asnjë reagim për ndryshimin e qëndrimit ndaj votimit të Territoriales. Heshtja e saj duket se është një përpjekje për të mos tensionuar edhe më tej raportet me Ramën, i cili ashtu siç i serviri shkallët më të larta të pushtetit, ashtu i tregoi edhe derën. 

Ndaj lind pyetja, Braçes, Sinajt dhe Spiropalit iu rrezikua mandati apo u fshehën pas gishtit?

LËR NJË KOMENT

Stephen Miller është është truri i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump për dëbimet masive të emigrantëve nga SHBA-të. Ai është emëruar si Shef i Kabinetit të Trumpit duke zëvendësuar...
/ Nov 7
Nga Mentor Kikia Së pari, duhet të mbani përgjegjësi për atë që keni bërë! Qeveria ka bërë një ndryshim në rregullat për lejet e ndërtimit të “resorteve turistike” në bregdet,...
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
Rezistencë nga gazi lotsjellës e uji me presion, “Rruga e Durrësit” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë janë kthyer në skena përplasjesh mes policisë e protestuesve të cilët përgjigjen...
/ Nov 7